Qeveria: Sondazhi ishte një mashtrim publik
Sot të gjitha institucionet kanë qenë të ndjeshëm ndaj një sondazhi të zhilluar në lidhje me korrupsion në Shqipëri. USAID dhe IDRA janë vënë në qendër të vemendjes së institucioenve shtetërore të cilat e kanë cilësuar sondazhin në fjalë jo realist. Reagimi më i fund ka ardhur pak më parë nga Këshilli i Ministrave i cili radhit një sërë faktesh që e hedhin poshtë rezultatin e IDRA-s.
Më poshtë deklara e plotë e Këshillit të Ministrave
Sot, USAID ka publikuar një sondazh, realizuar nga organizata IDRA, e cila, megjithëse e njohur për anësimin politik, konfirmon edhe njëherë rezultatet pozitive të reformave të qeverisë Berisha në luftën kundër korrupsionit.
Në bazë të studimit të sipërpërmendur, rezulton se: - në Shqipëri përvoja e korrupsionit po ulet në mënyrë të vazhdueshme. Ky është treguesi i vërtetë që mat se sa i përhapur është korrupsioni. - indeksi i mënyrave të viktimizimit nga korrupsioni është ulur nga 1.7 në vitin 2005, në 1.29 në vitin 2009. - rastet e referuara nga të anketuarit, kur policia ka kërkuar rryshete, janë ulur nga 12.5% që ishin në vitin 2005, në 7.8 % në 2009-ën. Pra, korrupsioni në polici është ulur me 40%.
Edhe më e madhe është ulja e kërkesës për rryshfet nga nëpunësit dhe zyrtarët. Nga 12.2 % në 2005-ën, në 6.1% në 2009. Pra, korrupsioni i administratës është përgjysmuar. Ryshfeti në arsim është ulur me 300%. Në 2005, 29% e prindërve pohojnë se kanë paguar rryshfet për arsimimin e fëmijëve të tyre, ndërsa sot, rastet e rryshfetit në arsim kanë rënë në 9%. Ryshfeti është ulur gjithashtu edhe në marrjen e dokumenteve nga 29.6% në 2005-ën, në 19% në 2009-ën. Saktësoj se numri më i madh i dokumenteve lëshohet nga organet e qeverisjes vendore.
Korrupsioni në tërësi ka një ulje të ndjeshme prej 9 pikësh.
Shëndetësia ka një ulje nga 39.7%, në 37.1 %, pra, jo shumë e ndjeshme, por ky do të jetë fokusi ynë në luftën kundër korrupsionit gjatë mandatit të ardhshëm. Në bazë të studimeve të tjera të paanshme, të cilat datojnë më vonë, sesa ky studim i kryer në vjeshtën e vitit të kaluar, por i bërë publik sot, rezultatet e luftës kundër korrupsionit janë edhe më pozitive. Më lejoni t’ju kujtoj që në një studim të Bankës Botërore, zhvilluar në të njëjtën periudhë me studimin që publikohet sot, Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj listohen në vendin e 178 në botë për korrupsionin.
...