Dita e punëtorëve, protesta në sheshet e Tiranës
Dita ndërkombëtare e punëtorëve përkujtohet me protesta në disa shtete të botës. Konfederata e sindikalistëve, Mjaft e ZMQ protesta në shesh kundër papunësisë dhe varfërisë.
TIRANE- Protestat e 1 Majit janë parashikuar të zhvillohen edhe në kryeqytetin shqiptar. Konfederata e Sindikalistëve ka njoftuar për zhvillimin e një proteste sot paradite tek sheshi “Ushtari i panjohur” në Tiranë. Protesta është kundër krizës ekonomike, papunësisë dhe varfërisë. Drejtuesit e kësaj konfederate pretendojnë se numri i të papunëve në Shqipëri është shumë i madh se shifra që ofron qeveria. Po sot paradite po në sheshin “Ushtari i panjohur” lëvizja Mjaft njofton për organizimin e një mitingu nën moton “1 Maji nuk është festë”. Ndërsa Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve njofton për organizimin e një proteste përballë godinës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër abuzimit bankar me rrogat e punëtorëve.
1 Maji në botë
Dita ndërkombëtare e punëtorëve përkujtohet me protesta në disa shtete të botës. Protestat po zhvillohen kundër menaxhimit të krizës globale nga qeveritë e vendeve përkatëse. Në Berlin dhe Turqi protestat janë shndërruar në përleshje të dhunshme. Në Berlin si cdo vit, protestat kane nisur gjatë natës për t’i paraprirë revoltave të nxehta të sindikatave të punëtorëve që prite të zhvillohen sot.
500 të rinj janë përleshur ashpër me policinë duke gjuajtur me shishe dhe gurë. Gjatë protestave janë plagosur 29 policë, ndërsa 12 protestues janë arrestuar. Dhuna ka shpërthyer edhe në Stamboll të Turqisë. Policia ka përdorur gaz lotsjelles dhe ka sprapsur protesuesit të cilët donin të kalonin në sheshin kryesor të qytetit ku protesta ishte ndaluar.
Në Francë janë planifikur 300 protesta. Marshimet kanë nisur te mbahen ne gjithe vendet aziatike, Kamboxhia, Japoni, Filipine, Tajvan, Hong Kong ku mëngjesi i 1 majit ka trokitur më parë se në vendet e tjera të botës.
Dita ndërkombëtare e punëtoreve u caktua si një ditë e shënuar, në kujtim të masakrës së 1886-tës në Cikago të SHBA-së, kur policia hapi zjarr ndaj punëtorëve të cilët po zhvillonin një grevë të përgjithshme për të kërkuar vendosjen e tetëorëshit të punës.
(s.g/BalkanWeb)