Burgaj, transferon gjashtë drejtues të policisë në Tiranë

Tiranë, 15 shkurt, NOA Drejtoria e Policisë
së Tiranës ka bërë dje transferimin e gjashtë oficerëve të lartë në policinë e
kryeqytetit. Bëhët fjalë për drejtues kryesore të uniformave blu, që kalojnë në
sektorë dhe detyra të reja.
Transferimi i tyre është bërë sipas urdhërave
të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.
Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore,
pranë Drejtorisë së Policisë Qarku Tiranë, Artan Osmani, trasferohet dhe Shef
Sektori i Policisë Rrugore pranë Drejtorinë e Policisë Qarku Tiranë.
Specialisti i Sektorit të Qarkullimit dhe
Sigurisë Rrugore, Kryekomisar Fatos Kokalari, caktohet Shef i Komisariatit të
Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Qarku Tiranë.
Shef Sektori i Policisë Rrugore, pranë
Drejtorisë së Policisë Qarku Tiranë Kryekomisar Shkelqim Doda, trasferohet dhe
caktohet Shef Sektori pranë Drejtorisë Rajonale Kufirit dhe Migracionit Durrës.
Shefi i Sektorit të Rendit e Sigurisë Publike
në Drejtorinë e Policisë Qarku Tiranë,
Kryekomisar Ervin Hoxha, trasferohet dhe
caktohet Shef Sektori i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Qarku Durrës.
Shef i Sektorit të Forcës se Posaçme në
Drejtorinë e Policisë Qarku Tiranë, Kryekomisar Krenar Ahmeti, trasferohet dhe
caktohet Shef i Sektorit të Rendit e Sigurisë Publike në Drejtorinë e Policisë
Qarku Tiranë.
Dhe transferimi i fundit ka të bëjë me Kryekomisarin
Urim Rexhepi, i cili ka pasur detyrën si Shef i Komisariatit të Policisë Rinas
në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Tiranë. Në bazë të
ndryshimeve të reja Rexhepi caktohet Shef i Sektorit të Forcës së Posaçme në
Drejtorinë e Policisë Tiranë.
xh/NOA