E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet e borës bllokojnë 12 komuna në Korçë

Korçë, 15 shkurt, NOA Reshjet e borës dhe të
shiut, gjatë dy ditëve të fundit, kanë shkaktuar probleme serioze në rrugën
nacionale dhe në komunat e qarkut të Korçës. Policia e këtij qarku bënë të
ditur se janë të paktën 12 komuna, të cilat si pasojë e reshjeve të borës dhe
shkarjeve të dheut kanë mbetur të bllokuara.

Sipas policisë dhe strukturave të emergjencës,
rrugët nacionale Korçë-Pogradec-Devoll-Ersekë janë të kalueshme me zinxhirë për
automjetet.

Të bllokuara komunat janë komunat Voskopojë,
Lekas,Vithkuq, Dardhe, Liqenas dhe fshatrat e zonave për rreth.

E njëjta situatë paraqitet dhe në qytetin e
Pogradecit. Sipas policisë, rrugët Pogradec- Qaf Thane, Qaf Plloçë drejt Korçës
të kalueshme me zinxhirë. Gjithashtu në zonën e Mokrës janë të bllokuara.

Sipas policisë edhe në Devolli, rrugët
nacionale Bilisht, Korçë dhe Bilisht Kapështicë janë të kalueshme me zinxhira.
Po sipas policisë,  e njëjta situate është
në të gjitha komunat e rrethit Devoll dhe në komunat e Ersekës. Rrugët
nacionale Ersekë-Korçe dhe Erseke-Leskovik janë të kalueshme me zinxhirë. Dhe komunat
Çlirim, Mollas, Nevosele, Barmash, komuna Leskovik janë të bllokuara.

xh/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›