E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokatja e Dajtit Efektivet e policise u vrane nga koleget

Procesi

Ekzekutori i kater punonjesve te Policise se Shtetit mesditen e shtate gushtit te vitit 2009 Dritan Dajti ka mohuar dje ne gjykate cdo akuze te ngritur ndaj personit te tij. Nepermjet avokates ai ka deklaruar se vrasja e policeve eshte kryer nga efektive te tjere te policise qe kane marre pjese ne operacion. Seanca e djeshme gjyqesore ndaj Dajtit kunatit te tij Ergest Xhoxhit dhe ish-oficerit te policise Mariglen Muca vijoi me parashtrimin e provave te avokates Ledia Ramo. Gjate leximit te kerkeses per parashtrimin e provave avokatja Ramo u eshte drejtuar togave te zeza duke pohuar se efektivat e policise Fatos Xhani Sajmir Duckollari dhe shtetasi Ledion Mara jane ekzekutuar nga vete efektivet e Policise se Shtetit te pranishem me arme ne vendngjarje. Ramo pohoi se do provoje gjate procesit faktin se hetimet paraprake per vrasjen e punonjesve te policise Altin Dizdari dhe Kastriot Feskaj jane manipuluar si pasoje e nje lapsusi fatal te organit te akuzes i cili ka shkaterruar plotesisht versionin zyrtar e procedural te deklaruar perpara gjykates per vrasjen e tyre. Avokatja permendi se do te provoje faktin qe punonjesit e policise protagoniste te operacionit kane zhdukur me dashje nga vendi i ngjarjes prova autentike dhe me rendesi te jashtezakonshme per procesin duke penguar haptazi zbulimin e se vertetes. Sipas avokates para gjykates do provohet se ne operacion kane marre pjese 8 makina dhe 1 motor i cili eshte zhdukur pa lene gjurme. Gjate fjales se saj Ledia Ramo shkoi me tej duke thene se policet ishin te armatosur jo vetem me armet e detyres por edhe me arme qe i mbanin pa leje. Ajo u ndal edhe ne faktin qe gjate procesit gjyqesor do provohet qe punonjesit e policise pjesemarres ne kete operacion dhe vecanerisht ata te cilet humben jeten tragjikisht nuk kane pasur jeleket me mbishkrimin POLICIA. Prokuroria deklaron se Dritan Dajti ka qelluar i vetem ndaj kater punonjesve te Policise se Shtetit dhe ndaj shtetasit Ledian Mara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›