Furnizimi me energji, Rama: Rrezik kolapsi
TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama ka nënvizuar si kryefjalë në tryezën e opozitës për energjinë krizën që kërcënon kolapsin në raport me konsumatorët për shkak të gjendjes shumë të degraduar të furnizuesit me energji.
Sipas tij, në 7 vite vendi ka pasur një proces zhvillimi kaotik mbi një model që ka filluar të shtrijë pasojat e keq ndërtimit të tij si model në gjithë jetën ekonomike të vendit, klientelist, që pengon konkurrentët dhe eficencën.
Ai ka akuzuar qeverinë se i ka shtrirë monopolet në shfrytëzimin e pasurive natyrore duke vënë një të mirë të madhe publike në shërbim të një pakice sipërmarrësish klientë të qeverisë ngushtësisht të lidhur mes interesash politike e financiare me grupin që në qeveri kontrollon këtë fushë.
Kriza e CEZ tani është shtrirë tërësisht në KESH. Burimet natyrore shfrytëzohen pambarimisht dhe ne importojmë energji elektrike me 60 euro dhe eksportojme me 40 euro. Dhe humbjen nga keqperdorimi i energjisë elektrike qoftë për shkak të mungesës apo për shkak të korrupsionit është e barabartë me gjithë prodhimin e Vaut të Dejës. Sot energjia elektrike është 65 % më ë shtrentë se viti 2003, nafta 3 herë më e shtrenjtë, dhe këtu nuk ka keqkuptim”- tha Rama.