E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre nga lajmet më kurioze të 24 orëve të fundit

 

NGA LEXUES

Blerta Meta

Edhe një Gjuhë në kandidatët për Nobel të Paqes!

NORVEGJI - Instituti Nobel i Norvegjisë thotë se gjithsej 197 kandidatë, ndër të cilët përfshihet edhe një gjuhë artificiale, konkurrojnë këtë vit për Çmimin Nobel të Paqes. Zëdhënësi i Institutit, Geir Lundestad nuk identifikoi ndonjë prej kandidatëve, por ata që kanë bërë propozimet, e thyen heshtjen. Dy politikanë zviceranë kanë propozuar kandidimin e Esperantos për Çmimin Nobel të Paqes. Kjo gjuhë artificiale u krijua në vitin 1887, si një mjet për komunikim ndërkombëtar. Ministra dhe anëtarë të Parlamentit algjerian propozuan z.Bouteflika, kurse ish-Presidenti sovjetik Gorbachov propozoi ish-kancelarin gjerman, Kohl. Lista për vitin 2008 përfshin 33 organizata dhe 164 individë. Çmimi jepet më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së themeluesit të tij, Alfred Nobel.

Bujqit iu japin lopëve kanabis, prodhojnë më shumë qumësht

RUMANI - Pesë fshatarë po hetohen në Rumani, pasi policia zbuloi se ata po i ushqenin lopët e tyre me "Kanabis Sativa". Fshatarët nga Romanesti, në kontenë Botosani, u thanë zyrtarëve të policisë se bima narkotike bënte që kafshët të prodhonin më shumë qumësht se zakonisht. Mosha e bujqve ishte nga 57 deri në 82 vjeç. Justifikimi i tyre kur u përballën me ligjin, për këtë krim, ishte se nuk e dinin se po bënin diçka ilegale, duke e rritur këtë bimë në fushën e tyre. Fshatari me emrin Ion Astarastoaie thotë: "Ne e rrisim, pasi lopët e pëlqejnë shumë dhe lopët e lumtura, prodhojnë më shumë qumësht".

Londër, në një shkollë fliten 71 gjuhë të ndryshme

BRITANI E MADHE - Në korridoret e një shkolle të mesme në Londër, dëgjohen 71 gjuhë të ndryshme. Kjo, pasi nxënësit e kësaj shkolle vijnë nga vende dhe komunitete të ndryshme të botës. "Southfields Community College" në Wandsworth është shkolla në Angli kur nxënësit nuk flasin fare anglisht. Në fillim atyre u është mësuar anglisht në një kurs fillestarësh, dhe më vonë janë ndarë në klasa të ndara sipas gjuhës që flasin. Mes gjuhëve të folura janë arabishtja, gjuha kurde, farse (nga Afganistani), kazake (Kazakistani), gjuha kroate, zulu, suahili (Kenia) dhe krio (Sierra Leone). Drejtoresha thotë: "Kemi patur një rritje të numrit të nxënësve, por deri tani asnjë problem racizmi. Këta fëmijë kanë shumë dëshirë të mësojnë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›