Një studim dhe pyetja: Interneti është i gjinisë mashkullore?
Një rast ekstrem për të shpjeguar pikën e dobët të botës hightech: mungesa e grave. Kjo duke u nisur nga Universiteti i Derby-t në Britaninë e Madhe, i cili një vit më parë prezantoi një kurs të ri studimesh në "Computer Games" me një sukses përtej parashikimeve. Vetëm për pak ditë u regjistruan plot 106 studentë. Por, problemi ishte ky: ishin të gjithë meshkuj. Në universitetet amerikane, rasti i Derby-t ishte tepër i veçantë. E gjithë kjo nis nga themelimi e drejtimi i kompanive më të mëdha e më të suksesshme në vitet e fundit në SHBA.
Vihet re se në rolin e drejtuesve, themeluesve dhe këshilltarëve më të rëndësishëm takon gjithmonë vetëm meshkuj. Kështu, përmendim kompanitë: "You Tube", themeluar në vitin 2005 nga Chad Hurley, Steve Chen e Jawed Karim, tre meshkuj, jo më shumë se 20 vjeç. Pastaj kalojmë te "Facebook", krijuar në vitin 2004, në Harvard, nga studenti Mark Zuckerberg. Gjithashtu, "My space", krijuar në 2003 nga Tom Anderson, një kërkues shkencor në Universitetin e Kalifornisë. Le të ndalemi te "Google", prezantuar në vitin 1996 prej Larry Page e Sergey Brin - dy djem nga Standford, të cilët janë sot dy supermiliarderë. Edhe "eBay"- Site i ankandeve online, u shpik në vitin 1995 nga hacker Pierre Omidyar. Mund të shkojmë më tej me "Apple" të Steven Jobs (1976), apo edhe te "Microsoft"-i i Bill Gates (1975), duke arritur në fund te "Hewlett Packard", një ndërmarrje mjaft e rëndësishme e "Silicon Valley", krijuar në vitin 1934 nga Bill Hewlett dhe Dave Packard. Me sa duket, hi-tech është një aktivitet që u kushtohet vetëm meshkujve, ku gratë mungojnë, ose mund të numërohen me gishta.
***
Argumenti është aq shumë i ndjeshëm në Amerikë, sa detyroi Larry Summers, ish-ministër i Thesarit në kohën e Bill Clinton-it dhe një nga ekonomistët më të mirë amerikanë, që një vit më parë të heqë dorë nga karrigia e Presidentit të Harvardit, për shkak të diskutimit që u hap mbi këtë çështje. Ajo që kishte bërë Summers ishte se në janar të vitit 2005, Ai kishte sugjeruar: "Numri i ulët i grave në komunitetin shkencor shpjegohet me aftësitë e pakta të tyre për shkencën". Por, duke u nisur nga ky fakt, Ne vazhdojmë të shtrojmë pyetjen: Përse gratë po arrijnë gjithmonë e më rrallë nivele të larta drejtuese në postet shkencore dhe prania e tyre në këtë sektor po ulet në mënyrë drastike?
Duke iu referuar sipas një raporti të publikuar kohët e fundit nga "Federal Bureau of Labour Statistics", prej më shumë se 10 vitesh gratë janë duke e braktisur IT (teknologjinë e informacionit). Në 1996 ato përfaqësonin 41% të teknikëve të këtij sektori, ndërsa sot vetëm 32%. Ndërsa, sipas statistikave të bëra publike nga "Center for Woman's Business research" në Washington, në vitin 2004, vetëm 4% e shoqërive të teknologjisë së lartë drejtoheshin nga femrat, një shifër në rënie duke e krahasuar me 5% nga viti '96 - 2000. Madje, sipas parashikimeve në vitin 2010, numri i femrave në lëndët shkencore do të jetë sa gjysma e sotme. Kërkime të tjera konfirmojnë se gratë që laureohen dhe marrin nota më të mira se meshkujt, zgjedhin gjithmonë e më pak fakultetet që priren drejt shkencave. Madje edhe ato që pranohen në kompani të tilla, largohen shumë shpejt nga puna.
Sugjerime? Duhet braktisur modeli mashkullor dhe u duhet dhënë më shumë besim e hapësirë femrave…
Në Shqipëri, çudia quhet Abissnet
Në Shqipëri, tendenca për të cilën flasin universitetet anglo-amerikane është e vërtetë vetëm pjesërisht. Kompania më e madhe shqiptare e Internetit "Abissnet", ka një përqindje shumë të lartë të punësimit të femrave në proceset e saj të punës dhe në administratë, madje vetë kompania drejtohet nge një femër. "Abissnet" kohët e fundit ka hedhur në treg paketat familjare me çmime të arritshme nga të gjitha shtresat e popullsisë.