E Diel, 1 Nëntor 2026

"Posti është i rehatshëm, por përgjegjësia është e madhe"

 

 

Shteti është si një makinë që ikën në autostradë. Kryeministri është shoferi. Shoferi duhet të jetë njohës i mirë i Kodit të Qarkullimit, sepse rruga ka gjuhën e saj, ka tabela qarkullimi, ka vija të ndërprera dhe të pandërprera, në të cilat ndalohet parakalimi! Ky shoferi ynë, më duket se nuk e ka idenë e qarkullimit... ngeli duke bërë karambole!

Posti i Kryeministrit është i rehatshëm, i nderuar... Por nuk duhet harruar, që ai që ulet në atë post, edhe përgjegjësinë e ka të madhe, bile edhe dënimi që duhet të marri në raste dështimi duhet të jetë shembullor.

Kryeministri sipas legjislacionit shqiptar është udhëheqësi i rrugës nëpër të cilën kalon një komb i tërë. Meritat e tij janë të padiskutueshme nëse rruga që ai ndjek është e saktë dhe e zgjuar. Ai mund të kthehet edhe në hero për popullin e tij. Por nuk duhet harruar edhe e kundërta... në raste dështimi, është koka e parë që pritet.

Këtu në vendin tonë të gjithë shikojnë vetëm anën e rehatshme të karrigeve. Kanë të drejtë sepse Drejtësia ka harruar t'u tregojë dhe anën tjetër të tyre. Drejtësia ngurron t'u tregojë këtyre dritëshkurtërve përgjegjësinë e madhe që kanë këto karrige.

Vetëm kështu Kryeministër mund të bëhet ai që e meriton! Se nuk na ngeli gomar pa u bërë kryeministër.

Ky i sotmi ka ngatërruar detyrat e kryeministrit me atë të trafikantit ordiner të armëve. Ato armë që këta të pacipë i kthejnë në pare gjaku, a e dini çfarë janë? Prindërit tanë kanë ngrënë bukë thatë, që shteti i asaj kohe të kishte buxhetin e nevojshëm t'i prodhonte. Ndaj, përveç tragjedisë, Kryeministri i vendit duhet të përgjigjet edhe për vjedhjen dhe shpërdorimin e Pasurisë Kombëtare.

Dhe ju akoma pyesni kush e ka fajin?! Jo po e kam unë, që po me bie bretku në punë!!!

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›