Tirana pas Likes kerkon Bulkun Vllaznia dhe Dinamo synojne nje sulmues

Vllaznia kerkon sulmues ne Lindje. Dinamo hedh syte nga Afrika
Jo vetem Skenderbeu dhe Besa. Gjate merkatos se dimrit ne loje jane futur fuqishem edhe disa ekipe te tjera. Keshtu Tirana pasi arriti akordin me Gilman Liken tashme eshte e perqendruar tek nje tjeter objektiv Ervin Bulku nderkohe qe Dinamo e Vllaznia duket se kerkojne te perforcojne sulmin pasi qe te dy keto skuadra po kerkojne nje lojtare sulmues.
Tirana
Dy dite me pare pas disa jave negociatash mesfushori i perfaqesueses shqiptare Gilman Lika u zyrtarizua si lojtar i bardhebluve. Lika duket se ka mbetur shume i kenaqur nga oferta e majme e ofruar nga ana e presidentit Halili dhe nuk hezitoi qe te firmoste. Palet kane rane dakord pas negociatave dhe tashme shkodrani do te mbroje ngjyrat bardheblu per dy vitet e ardhshme. Por pervec Likes pritet qe te firmose shume shpejt edhe mesfushori shkaterrues Ervin Bulku qe do te konsiderohej edhe goditja me e madhe e ekipit kryeqytetas ne merkaton e janarit. Mes Bulkut dhe presidentit Halili vazhdojne negociatat dhe ka shume gjasa qe edhe ky operacion i merkatos bardheblu te perfundoje me sukses. Duhet theksuar se Halili dhe Bulku po mbajne kontakte te vazhdueshme.
Dinamo
Pas afrimeve te dy lojtareve serbe Mlladen Berkic nga Skenderbeu dhe Milovan Milovic nga Vojvodina tashme kampionet ne fuqi i kane vene vetvetes te tjere objektiva. Prej tri javesh blute jane futur ne bisedime intensive me sulmuesin e kombetares se Ganes Emanuel Atukvei Klotei. 23-vjecari eshte nje futbollist cilesor dhe aktualisht aktivizohet per Berekum Celsin. Nese kjo goditje realizohet do te jete nje perforcim i madh per dinamovitet teksa futbollisti ganez eshte pjese e kombetares aktuale. Emanuel Atukvei Klotei mund te mberrije tek Dinamo me formulen e huazimit. Kontrata e propozuar nga blute eshte trevjecare por brenda saj do te kete nje klauzole qe Klotei te largohet per nje skuader jashte Shqiperise. Lojtari ne fjale po e perdor ne kete rast edhe si nje trampoline te mire ekipin kampion te Shqiperise.
Vllaznia
E zhgenjyer prej zgjedhjes qe beri Lika kaloi me Tiranen Vllaznia tashme kerkon te ngushellohet me blerjen e nje sulmuesi. Deri me tani kane afruar vetem Hodon ndersa sulmuesi serb Jovanovic nuk dihet nese do te qendroje. Nderkohe u fol jo pak ne lidhje me interesimin e Vllaznise ndaj njerit prej sulmuesve me te mire te kampionatit malazez pikerisht Ivan Boshkovic. Ai ishte golashenuesi me i mire i sezonit te kaluar me 28 gola dhe shkodranet kishin deshire ta merrnin. Pengesa ka qene ajo e klubit me te cilin luan Grbajl i cili kerkon minimumi 50 mije euro pa harruar pastaj pagen e lojtarit. Por nisur edhe nga fakti tjeter se stafi drejtues i Vllaznise nuk ka qene shume i bindur se Boshkovic ishte i duhuri per sulmin e tyre kuqeblute thuajse kane hequr dore. Deri me tani i sigurt eshte qendrimi i mbrojtesit malazez Rajovic qe luan prej kohesh ne Loro Borici. Per talentin me te fundit Vajushi nuk behet fjale per largim. Jo vetem klubi nuk deshiron por mesohet se edhe vete djaloshi fare i ri e quan veten te papergatitur per nje aventure larg shtepise dhe familjes.