Axhenda shqiptare në BE
Lajmet e këqija dhe problematike mbërrijnë ngadalë në këto anë. Për këtë shkak, mbase, pastaj, reagimet tona janë të shpejta, të menjëhershme, befasuese nga pak, emocionale gjithsesi, nganjëherë të pamatura, shpeshherë pa një qëllim të qartë, rrallëherë të menduara mirë. Jo vetëm ne, në Kosovë, në shtetin më të ri në Europë (dhe në botë), por edhe fqinjët tanë, duket që akoma nuk kemi kuptuar se BE gjendet në një udhëkryq për sa i përket perspektivës politike afatgjatë. Konsolidimi para zgjerimit, ky është parimi prijës që i bashkon kryeqendrat më të mëdha europiane. Thënë ndryshe, europianët e kanë ndërmend të merren një herë me vetveten, me rregullimin e brendshëm të BE-së, që duhet të bëhet më funksional, më i organizuar, më efikas nga sa është sot, në mënyrë që të lejojë më pas zgjerimin e familjes europiane me shtetet e tjera nga Ballkani Perëndimor-në mesin e të cilave është edhe Kosova. Kjo do të thotë që realisht, dyert e BE-së do të mbyllen për Ballkanin Perëndimor, për një periudhë që nuk matet dot me pak vite.
Ndërkohë, Brukseli, natyrisht, do të përpiqet t‘i bindë shtetet e mbetura të Ballkanit Perëndimor, që ato kanë një perspektivë europiane, dhe që herët a vonë ato do të mbërrijnë ta realizojnë synimin strategjik- integrimin në BE -që shumë shpesh shërben si forcë lëvizëse për t‘i fituar zgjedhjet. Qytetarët e këtyre shteteve (si kudo në botë, do të mund të shtohej), duan jetë më të mirë, më të qetë, më stabile. Ata, dhe këtu kanë të drejtë, besojnë që me t‘u bërë "nënshtetas të BE-së" (përmes inkuadrimit të shteteve të tyre në Bashkimin Europian), më lehtë mund të jetësohen këto qëllime. Për këtë shkak, politikanët e këtyre vendeve lidhin fatin e tyre me fatin e hyrjes së shtetit të tyre në BE, bashkojnë fitoren në zgjedhje me ngadhënjimin e axhendës pro-europiane. Prandaj, nuk duhet çuditur që pakkush këndejpari (në këto anë të Europës) ka vullnet të lexojë si duhet porositë që mbërrijnë prej Brukselit për vendnumërimin e procesit të zgjerimit të BE-së.
Për ne kosovarët, kjo çështje duket akoma larg, shumë larg, sepse ne, së paku nga perspektiva e tanishme, jemi të fundit në listën e pritjes (dhe të shpresës) të shteteve që do të bëhen pjesë përbërëse e Bashkimit Europian. Tema BE në Prishtinë dhe në Kosovë mbërriti në këtë verë. Po ashtu, përmes një lajmi të keq, që lidhej së pari me mostrajtimin fare të Kosovës për fitimin e së drejtës që qytetarët e saj të udhëtojnë pa viza në shtetet e Bashkimit Europian, e së dyti me përfshirjen e Kosovës, tok me Shqipërinë e me Bosnjë-Hercegovinën, në listën e zezë të ‘Shengenit‘. Zhgënjimi i kosovarëve, dhe jo i vetëm i tyre, u shumëfishua me të shpejtë, kur u kuptua që Serbia ka lënë prapa këtë pengesë, dhe që prej 1 janarit 2010 qytetarët e saj do të udhëtojnë drejt Europës vetëm me pasaporta dhe pa viza. Në dy javët e shkuara nuk ka pasur temë më të trajtuar prej nesh sesa kjo për mungesën e Kosovës në hartën europiane për liberalizimin e vizave.
Të gjithë ne, politikanët, publicistët, gazetarët, ekspertët dhe qytetarët, u morëm, në mënyra të ndryshme, me letrat publike dhe komentet e editorialet e shumta për këtë çështje të dhimbshme. Kosovarët, në masë të madhe, me gjithë përvojën e viteve të pasluftës, e cila nuk është aspak impresive, vazhdojnë ta perceptojnë BE-në si një organizim thuaje të përsosur dhe të pagabueshëm, prandaj nuk duhet habitur që aq shumë pakënaqësi, kritikë, madje dhe pezëm e mllef u gjet në reagimet tona publike në adresë të Brukselit.
U përzien, si shumë herë më parë, patetika dhe politika, kritika e arsyeshme dhe e bazuar, me thirrjet për një drejtësi ndërkombëtare dhe për llogaritë dhe borxhet nga e kaluara, për të mbërritur në konkludimet, të cilat në të shumtën e rasteve nuk kanë kurrfarë peshe për vitin 2009, për Europën dhe botën e sotme, për rrethanat e tanishme ndërkombëtare, për vetë shtetin e Kosovës në vitin e dytë të ekzistencës së tij.
Të gjithë ne duhet të provojmë ta kuptojmë realitetin, si për mënyrën se si (s)funksionon BE-ja, cilat janë telashet e tanishme të Bashkimit Europian, pse Brukseli ka qasje të kësisojt ndaj rajonit, ndaj shteteve të veçanta të tij, por gjithashtu, të gjithë ne, do të duhej të përpiqemi të marrim vesh se çfarë duhet të bëjnë në shtetin e Kosovës, në mënyrë që t‘i bindim edhe ata që janë skeptikët më të mëdhenj kur bëhet fjalë për perspektivën europiane të Kosovës, që ky shtet, që Kosova, do ta meritojë anëtarësimin në BE.
Si të jetësohet ky qëllim?
Për ta bërë Kosovën shtet funksional, të organizuar mirë, i cili do të ecë me hapa të shpejtë drejt Brukselit, para së gjithash duhet ta bëjmë BE-në strukturë funksionale, të organizuar mirë, me synim të qartë, brenda Kosovës.
BE-ja është në Kosovë, në disa mënyra: me Zyrën e EUSR-së (Përfaqësuesit Special të BE-së, Pieter Feithin), me EULEX-in, Misionin e rendit dhe ligjit, me Komisionin Europian. Për shkak që pesë shtete të BE-së nuk kanë njohur akoma Republikën e Kosovës, ka pengesa për funksionimin e duhur të Bashkimit Europian në Kosovë.
Kosova duhet të kalojë shumë teste për të hyrë në BE, por vlen edhe e kundërta, në rastin tonë: Kosova, po ashtu, është një test i madh për Bashkimin Europian, i cili, pa marrë parasysh se qysh dhe si definohet prania e tij këndejpari, është i përfshirë në një proces të shtet-ndërtimit. Dështimi eventual në këtë proces nuk do të jetë vetëm dështim i kosovarëve, por edhe i BE-së. Ky lajm duhet sërish të shkojë prej Prishtinës në Bruksel. Dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë punë është që autoritetet institucionale të Kosovës të nisin të pranojnë gjendjen reale në këtë fushë shumë të rëndësishme, duke hequr dorë prej qëndrimeve të tyre, të cilat favorizojnë bindjet dhe përshtypjet që s‘kanë të bëjnë fare me realitetin në Kosovë dhe me raportet e mirëfillta Prishtinë-Bruksel.
Kosova dhe BE duhet të jenë partnerë të mirëfilltë në ndërtimin e shtetit të Kosovës, ashtu që më pas ky partneritet do të mund të drejtohej nga inkuadrimi i Kosovës në BE.
Natyrisht, pozicioni dhe fuqia e Kosovës në këtë relacion, në këtë partneritet, varet shumë prej aftësisë sonë vetanake për ta ngritur kualitetin e qeverisjes, cilësinë e zhvillimit ekonomik, për ta ndryshuar thelbësisht gjendjen brenda shtetit të Kosovës, në të gjitha aspektet e mundshme.
Këto zhvillime janë të lidhura njëra me tjetrën, janë në raporte të varshmërisë.
Në vitet para se të definohej statusi i Kosovës, kishim modelin e Standardeve para Statusit. Tash e tutje do të mund të hartohej një Dokument Strategjik i Kosovës, i cili do të mund të përcaktonte qartë, në bazë të kërkesave të njohura të BE-së, standardet që duhen përmbushur që Kosova të mbërrijë statusin e të qenit shtet në BE.
Axhenda Kosova në BE. Ky do të mund të ishte titulli i këtij dokumenti strategjik, i cili do t‘i merrte parasysh në mënyrën më reale të mundshme të gjitha problemet të cilat duhet të adresohen dhe të zgjidhen prej nesh tash e tutje, në mënyrë që Kosova të përgatitet për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Ky dokument do të duhej t‘i bashkonte të gjitha partitë politike, të gjithë liderët relevantë, të gjithë Kuvendin e Kosovës.
Na duhet një demonstrim i cilësisë, i përkushtimit, i zotësisë, i gatishmërisë sonë për ta bërë Kosovën shtet të suksesshëm, dhe këtë shtet anëtar të BE-së.