Migracioni i rregullt, 36 paketa informuese për shtetet më tërheqëse
Nxitja e migracionit të rregullt drejt vendeve të Europës Perëndimore ka "sjellë" në të gjitha sportelet e migracionit në zyrat rajonale të punësimit plot 36 paketa informuese për shtetet më atraktive, të përkthyera në gjuhën shqipe. Ato janë të disponueshme për migrantët, gjithashtu edhe në faqen web: www.migrantservicecentres.org
Në përputhje me Planin e Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Migracionin, është bërë e mundur dhënia e shërbimit të informacionit, referimit dhe këshillimit për migrantët që nga qershori 2008, nëpërmjet Sporteleve të Migracionit të njohura si "Qendra të Shërbimit për Migrantët (QSHM-ve)" të ngritura brenda rrjetit të Drejtorive/Zyrave Rajonale të Punësimit. Aktualisht, 14 sportele migracioni veprojnë në Drejtoritë Rajonale të Punësimit në: Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Vlorë, Fier, Korçë, Elbasan, Berat, Lezhë, Shkodër, Peshkopi, Kukës dhe në bazë të rekomandimit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit edhe në Zyrat Lokale të Punësimit në Pogradec dhe Sarandë. Në kuadër të projektit "Ngritja e Kapaciteteve, Rritja e Shkallës së Informimit dhe Ndërgjegjësimit për Nxitjen e Emigracionit të Rregullt në Ballkanin Perëndimor" AENEAS 2006 bëhet e ditur se është ofruar mbështetje për secilin nga sportelet e migracionit.
Një fushatë informuese, mbi çështje të migracionit, drejtuar emigrantëve shqiptarë, është ndërmarrë nga projekti për "Mbështetjen e Zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Migracionin" financuar nga Delegacioni i KE-së dhe qeveria italiane, për të rritur shkallën e sensibilizimit mbi këto çështje.
Të gjitha sportelet e migracionit janë pajisur me shërbimin e internetit për periudhën (29 janar 2009 - 30 janar 2010) në mënyrë që të sigurohet një informacion i përditësuar mbi mundësitë dhe procedurat e migracionit të rregullt. Janë shpërndarë 10000 fletë palosje dhe 1400 postera në zona të ndryshme të qyteteve, pranë institucioneve kryesore publike, pikave doganore, porteve dhe agjencive turistike për të informuar popullsinë mbi shërbimet që ofron sporteli i migracionit. Është përkthyer dhe publikuar manuali mbi "Krijimin e Politikave Efektive të Migracionit në vendet e Origjinës dhe Destinacionit" për qëllime trajnimi të zyrtarëve të qeverisë. Ky manual reference i përkthyer në gjuhën shqipe konsiderohet si një material i rëndësishëm që trajton çështjet e migracionit për motive punësimi. Gjatë muajve maj - qershor 2009 janë zhvilluar dy sesione informuese për studentët në Fakultetin e Filologjisë në Tiranë dhe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Shkodër. Në muajt e ardhshëm do të zhvillohen sesione informuese me grupe të ndryshme si të rinj në vështirësi, gra në zona rurale dhe urbane mbi rreziqet e migracionit të parregullt dhe rëndësinë e migracionit të informuar duke u bazuar në shërbimet e ofruara nga këto sportele.