E Shtunë, 31 Tetor 2026

Axhenda, takime të veçanta me krerët e grupeve parlamentare

03-11-2012 / Gazeta 55

Presidenti Bujar Nishani nis të hënën konsultat me partitë politike për datën e zgjedhjeve

E hëna do jetë një ditë e ngjeshur takimesh për kreun e shtetit Bujar Nishani, i cili do të zhvillojë konsultime të veçanta me përfaqësuesit e partive politike parlamentare, për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme. Takimin e parë Nishani do ta zhvillojë në orën 10:00 me kreun e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Astrit Patozi, në orën 11:00 është caktuar takimi me kreun e Grupit Parlamentar Socialiste Gramoz Ruçi.
Takimi me kreu e Grupit Parlamentar të LSI-së Lefter Koka është caktuar ora 12:00, një orë më vonë do takohet me kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu, me pas do presë Vangjel Dulen e PPDNJ-së, ndërsa takimi i fundit është në orën 15:00 me kryetarin e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi. Pas këtyre konsultimeve kreu i shtetit do dekretojë datën e zgjedhjeve të vitit 2013-së.

E Hënë/ Axhenda e takimeve

Ora 10:00 – Takim me Kreun e Grupit Parlamentar të PD, Astrit Patozi
Ora 11:00 – Takim me Kreun e Grupit Parlamentar të PS, Gramoz Ruçi
Ora 12:00 – Takim me Kreun e Grupit Parlamentar të LSI, Lefter Koka
Ora 13:00 – Takim me Kryetarin e PR, Fatmir Mediu
Ora 14:00 – Takim me Kryetarin e PBDNJ, Vangjel Dule
Ora 15:00 – Takim me Kryetarin e PDI, Shpëtim Idrizi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›