Ashpërsohet fushata zgjedhore në SHBA, kandidatët shkëmbejnë akuza të ndërsjella
Ish kryebashkiaku i Nju Jorkut, Giuliani: Obama duhet të japë dorëheqjen – ka më shumë të papunë sot se në momentin kur mori detyrën
Ish kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani, gjatë një fushate zgjedhore në Ohajo përkrah Mitt Romney dhe kandidatit për zëvendëspresident, Paul Ryan, deklaroi se presidenti Obama duhet të kishte dhënë dorëheqjen përpara disa kohësh. “Obama duhet të ishte dorëhequr kohë më parë, për dështimet e njëpasnjëshme që amerikanët kanë përjetuar gjatë administratës së tij”, nisi fjalimin e tij të ashpër Giulani, i eliminuar në garën e republikanëve për të sfiduar Obamën në vitin 2008 nga John McCain, më pas kandidati humbës i atyre zgjedhjeve. “Të dhënat e fundit tregojnë se papunësia është rritur në 7,9%. Kjo do të thotë se ka më shumë të papunë sot, sesa në momentin kur
mori detyrën dhe për këtë, administrata aktuale duhet të ndihet e turpëruar, ashtu si edhe për shumë çështje të tjera”, akuzoi Giuliani, i cili u ndal gjerësisht tek “paaftësia” e autoriteteve, në parandalimin e sulmit mbi konsullatën në Libi, që solli edhe vrasjen e ambasadorit Christopher Stevens.
Deklaratat e ish-kryebashkiakut erdhën pasi të premten, Departamenti i Punës publikoi shifrat e fundit për papunësinë, të cilat u interpretuan në mënyra të ndryshme nga secilit prej kandidatëve.
Ndërsa 171 mijë vende të reja pune u krijuan në tetor, më shumë nga sa ishte parashikuar prej ekonomistëve, papunësia gjithashtu u rrit, si rrjedhojë e më shumë personave të rifutur në tregun e punës, duke nisur intensivisht kërkimet e tyre për punësim.
Një person duhet të jetë në moshë aktive dhe të kërkojë aktivisht për punësimin, në mënyrë që të klasifikohet si i papunë.
Fushata drejt ditëve të fundit/“Tri ditë nga zgjedhjet presidenciale, kandidatët zhvillojnë tubimet finale”
Kandidatët për president në shtetet e bashkuara të Amerikes Barack Obama dhe Mitt Romney kanë nisur një valë përfundimtare të fushatës, tre ditë para zgjedhjeve të përgjithshme. Obama, u përqendrua në Ohajo, një shtet që mund të jetë vendimtar në përpjekjen e tij për tu zgjedhur për një mandat të dytë. Ndërsa Romney, në Wisconsin.
Sondazhet e opinionit tregojnë kandidatët mjaft pranë në përqindje me njëri tjetrin.
Të premten, Departamenti Amerikan i Punës tha se 171 mije vende të reja pune janë krijuar në tetor, një shifër kjo më e mirë se ajo që pritej. Të dhënat e fundit ekonomike tregojnë po ashtu se shifrat e papunësisë kanë shënuar një ulje të lehtë nga 7.9 ne 7.8% . Obama tha se kemi bërë shumë përparim, por kemi ende punë për të bërë. Në fillim të fushatës, kandidatët e kanë përshkruar garën për në shtëpinë e bardhë si një zgjedhje mes dy vizioneve të ndryshme të Amerikës.
Romni u tha përkrahësve se raporti ishte “një kujtim i trishtuar se ekonomia është në vend-numëro”.
“Obama premtoi ndryshim, por ai nuk mund ta dorëzojë atë. Unë premtoj ndryshim, unë kam një rekord të arritur atë”- tha ish-guvernatori i Massachusetts.
Ritmi i furishëm i fushatës është vendosur të vazhdojë gjatë fundjavës, me presidentin e planifikuar për të vizituar katër shtete fushëbetejë - Iowa, Ohajo, Wisconsin dhe Virginia.
Romney, ndërkohë do të vijojë tubimet e tij elektorale në Nju Hampshire, Iova dhe Kolorado të shtunën - tre shtetet që kundërshtari i tij i fitoi bindshëm në vitin 2008.
Vetëm tre dite i ndajnë amerikanët nga zgjedhjet presidenciale një garë që deri më tani ka qenë e fortë, por që sigurisht mund të rezervojë edhe surpriza.