Ayala: Qeveria ti përgjigjet kërkesave të socialistëve
Autori i Lajmit: Redaksia
Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ayala ka komentuar situatën politike në vendin tonë. Ai ka pohuar se Internacionalja Socialiste ka një partner të fortë në Shqipëri, që është Partia Socialiste, e cila ka luajtur dhe luan një rol thelbësor në jetën politike të vendit dhe të të gjithë rajonit. Sipas Ajalës kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama që është pjesë e të gjitha strukturave tona përfaqëson në të njëjtën kohë mbështetjen e fuqishme që ka brenda familjes sonë të përbashkët politike. Lidhur me konfliktin politik ai i ka konsideruar të drejta kërkesat e socialstëve. “E kemi ndjekur me një shqetësim të madh të gjithë atë që erdhi si pasojë e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe ndjemë një deficit të madh të sistemit politik dhe demokratik në vendin tuaj dhe një mungesë totale të përgjegjësisë për të akomoduar kërkesat e drejta të Partisë Socialiste për transparencë dhe demokraci, kërkesa që në njëfarë mënyrë donin të riafirmonin në praktikë konceptin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në mënyrë që ky proces i riafrimimit të vlerave të demokracisë të vazhdojë përpara, duhet që qeveria dhe koalicioni aktual tu përgjigjen kërkesave të Partisë Socialiste. Mendoj se është shumë e rëndësishme që qytetarët shqiptarë të ndjejnë se jetojnë plotësisht në një territor demokratik. Nga ana tjetër edhe familja e madhe eurosocialiste, por në përgjithësi i gjithë komuniteti ndërkombëtar duhet të ndjejnë se Shqipëria jeton në një sistem të garantuar e të konsoliduar demokratik”, - tha ai. Ayala ka premtuar se Internacionalsja Socialsitë do punojë ngushtësisht me socialistët për të konsoliduar sistemin politik në mënyrë të tillë që ti përgjigjet pritshmërive dhe nevojave të popullit në mënyrë që edhe Shqipëria të mund të përballojë gjithë ato sfida globale që e presin.
Ky lajm është publikuar: 08/12/2009