Ndërtimorët rrënojnë hotelin 12-katësh të Dash Pezës
Autori i Lajmit: Policia ndërtimore ka ndërmarrë operacionin për të
Policia Ndërtimore ka ndërhyrë dje pasdite duke shembur pallatin 12-katësh, pronësi e kunatit të deputetit të Partisë Socialiste, Dashamir Peza. Aksioni i Ndërtimorëve vjen pas deklaratave të Kryeministrit Sali Berisha për të luftuar pasurinë e mafies, dhe kalimin në Kuvend të ligjit antimafia. Ndërtesa prej 12 katesh, e cila ndodhet prapa hotel "Tirana" në kryeqytet ka filluar të shembet pas një urdhri të nxjerrë nga kryeinspektori i Policisë Ndërtimore Hekuran Hoxhalli, i cili e ka konsideruar këtë aksion në përputhje me ligjin 2502 Për urbanistikën. “Ndërtesa është e paligjshme, ndaj e kemi ndërmarrë aksionin për prishjen e saj”, kështu është shprehur dje, Hoxhalli, Kreu i Inspektoratit të Lartë Teknik. Madje, ai ka bërë publik faktin se aksioni nuk mbaron këtu, por do të ketë një tjetër aksion nesër, sipas tij, të bazuar mbi dokumente të sakta . “Një reagim për ligjshmërinë e ndërtimit mund ta keni nesër”, u shpreh më tej Hoxhalli.
Fasada kryesore e tre kateve të para të pallatit 12-katësh janë dëmtuar tërësisht nga fadromat e Inspektoratit Teknik. Nga sa mësohet, kjo ndërtesë është në pronësi të shtetasit Ilir Mata, kunatit të deputetit Dashamir Peza dhe ishte destinuar të bëhej hotel.
Aksioni i Ndërtimorëve
Fadromat e policisë ndërtimore filluan për prishjen e fasadës së kësaj ndërtese, duke e ndërprerë operacionin e prishjes më vonë për shkak të errësirës. Por, është paralajmë ruar se do të nisë sërish sot në orët e para të paradites. Në vendngjarje kanë qenë forca të policisë së rendit, por edhe të Policisë Bashkiake, të cilat kanë ndjekur në largësi aksionin e Policisë së Ndërtimit. Fadromat kanë ndërhyrë në 3 katet e para të ndërtesës 12-katëshe, ndërsa banorët e pallateve ngjitur shprehen të shqetësuar se dëmtimi mund të rrezikojë edhe ndërtesat e tjera ngjitur me të.
Nuk ka asnjë informacion se çdo të ndodhë më tej me këtë godinë në qendër të kryeqytetit, nëse ajo do të shembet tërësisht apo jo. Gjithashtu, në vendngjarje ishin të pranishëm edhe ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduart Shalsi dhe punonjësit e policisë bashkiake, të cilët kanë marrë pjesë vetëm si vëzhgues për prishjen e objektit. Por, në vendngjarje pak më vonë kanë mbërritur dhe një grup tjetër deputetësh të Partisë Socialiste, por edhe përfaqësues të OSBE-së.
Akuzat
Në lidhje me ndërtimin e këtij pallati ka akuza se është ndërtuar pa leje dhe pengon kalimin e banorëve që jetojnë në pallatet e tjera pas tij, ndërsa ka zëra se do të ndërhyhet vetëm në katet e para për të zhbllokuar rrugën. Deri vonë në darkë, pas ndërprerjes së aksionit policor nuk ka pasur deklaratë zyrtare nga ana e autoriteteve përkatëse. Ky aksion nis vetëm disa ditë pas akuzave të kryeministrit Sali Berisha për atë të cilën e quajti “mafia e ndërtimit” pranë kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama. Mes deputetëve socialistë të zgjedhur dhe biznesmenëve të akuzuar nga kryeministri ishte edhe emri i Dashamir Pezës. Ndërkohë që pas akuzave të kryeministrit Berisha, kryebashkiaku Rama është përgjigjur se lejet e ndërtimit jepen nga KRRT-ja në të cilën gjysma e anëtarëve janë të zgjedhur nga Partia Demokratike. Rama ju përgjigj publikimit të dosjeve nga Kryeministri, duke theksuar se lejet e ndërtimit janë firmosur prej tij, ashtu siç e kërkon ligji, pasi janë marrë vendimet në KRRT.
Ky lajm është publikuar: 08/12/2009