Konfindustria Buxhuku-Presidentit: “Mos dekreto ligjin antimafia”
Autori i Lajmit: Redaksia
Konfindustria i ka kërkuar zyrtarisht Presidentit të Republikës Bamir Topi të mos dekretojë Ligjin e Antimafia të miratuar së fundmi nga Kuvendi i Shqipërisë më qëllim që ti japë kohën e nevojshme për përmirësimet e domosdoshme të ligjit në fjalë në debate të hapura me grupet e interesit. Gjithashtu i është kërkuar zyrtarisht edhe Kuvendit të Shqipërisë dhe Kryeministrit Sali Berisha, për përmirësimin e ligjit “Antimafia” duke shprehur nevojën e ndryshimeve në përmbajtje dhe kryerjen më parë të një amnistie të gjerë fiskale për shqiptarët. Sipas Gjergj Buxhukut, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë, zbatimi i ligjit në gjendjen e tashme institucionale dhe ekonomike të Shqipërisë, rrezikon të ketë pasoja të rënda në uljen e të hyrave financiare nga emigrantët, largim të kapitaleve nga vendi dhe sistemi bankar, ngadalësim të nismave investuese aq shumë të nevojshme për zhvillimin ekonomik afatgjatë dhe përballjes me pasojat e krizës globale financiare. Konfindustria parimisht përkrah qëllimin e mirë të sjelljes së projektligjit, por mendon se zbatimi i një ligji të tillë në Shqipëri, në një mjedis institucional dhe një realitet ekonomik, që ndryshon krejtësisht nga vendet e BE-së, mund të sjellë pasoja krejtësisht të kundërta. Me termin nivel i pajustifikuar ekonomik në PL mund të shkohet deri aty sa të vihet në dyshim pasuria e një numri prej më shumë se 1.5 milionë qytetarësh shqiptarë, që kanë jetuar emigracion prej pothuaj 20 vjetësh dhe që në shumë raste kanë punuar dhe mund të punojnë për arsye të padëshirueshme nga askush në të "të zezë”.
Ky lajm është publikuar: 08/12/2009