Shalsi: “Pallati i hipotekuar, aksioni i Berishës, banditesk”
Autori i Lajmit: Redaksia
Deputeti i Partisë Socialiste Eduard Shalsi reagoi pak minuta pas ndërhyrjes së ndërtimorëve për shembjen e pallatit 12-katë sh të kunatit të Pezës, duke u shprehur se ky është një veprim tërësisht i paligjshëm dhe se pallati 12-katësh është i hipotekuar. Ai tha se pallati është ndërtuar me leje të rregullt dhe për këtë ekziston i gjithë dokumentacioni i nevojshëm. Shalsi tha se veprimet e Policisë Ndërtimore janë në shkelje të hapur të ligjit. “Ne jemi të vendosur të mos e lejojmë këtë sulm ndaj sipërmarrjes së lirë”, tha Shalsi. Ai tha se “në do të mbrojmë çdo biznes dhe sipërmarrje të lirë nga këto veprime të paligjshme”. Ndërsa ka hedhur akuza ndaj Kryeministrit Berisha, duke u shprehur se Berisha dhunoi sot biznesin privat. Ai nuk po lufton mafien, por po sillet vetë si mafioz. Akti i sotëm ishte shantazh e dhunë nga ushtruar nga Kryeministri Berisha, i cili duket se është krejtësisht i çorientuar.
Ky lajm është publikuar: 08/12/2009