E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS në mbështetje të të përndjekurve

Autori i Lajmit: Redaksia
Partia Socialiste ka dalë dje në mbështetje të të përndjekurve duke akuzuar Qeverisë se nuk ka mbajtur premtimet për ta. “Në emër të Kryetarit Edi Rama shpreh keqardhjen për manipulimin e trishtueshëm me ndjenjat e të përndjekurve politik nga ana e Sali Berishës. i cili në vend që tu japë të përndjekurve çfarë u ka premtuar, gënjen dhe nxit në mënyrë të paskrupullt njerëz të keqkuptuar të shtresës së tyre, për qëllimet e pushtetit të tij”, - pohoi dje zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj. Ajo shtoi se kryetari Edi Rama i ka dënuar krimet e komunizmit qëkur sekretari i PPSH-së Sali Berisha, internonte njerëz të pafajshëm me shpifje e intriga të njëllojta si kjo e ngatërresës së qëllimshme të emrit të të ndjerit Kristaq Rama me një viktimë të regjimit të cilit Sali Berisha i shërbeu verbërisht çerek shekulli.

Të përndjekurit: pasardhësit e pashallarëve të kuq të na kërkojnë falje

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve politike të Shqipërisë, dhe shumë ish të burgosur polikë, së bashku me familjarë të afër më të tyre, protestuan dje para Bashkisë së Tiranës, ku me këtë rast ata vendosën dhe një trekëndësh druri, si simbolikë e përkujtimit të varjes së poetit Havzi Nela në gusht të vitit 1988. “Ne si përfaqësues të persekutuarve dhe të të burgosurve politikë, të rrëgjimit më të egër diktatorial të komunizmit, kërkojmë falje nga Kryetari socialist Edvin Rama djali i Kristaq Ramës, ish anëtar I Presidiumit të Kuvendit Popullor që ka firmosur varjen e poetit, Havzi Nelës, e njeriut të pendës dhe mendimeve të skalitura, që u vra pa mëshirë në lule të moshës”, - tha kryetari i Shoqatës, Skënder Qendro. Sipas tij djemtë dhe nipërit e pashallarëve të kuq, të kërkojnë të falur për krimet dhe kalvarin e persekutimeve që I shkaktuan shqiptarëve, për 46 vjet. “Zoti Edi Rama prej 20 vitesh ju dhe kolegët tuaj, të udhëzuar nga mjeshtërit e vjetër, vazhdoni të mos kërkoni të falur dhe sot me arrogancën tuaj qesharake, kërkoni të na kërcënoni lirinë, demokracinë, aq shumë të ëndërruar prej nesh, për të cilën ne vuajtëm, u pushkatuam dhe u dënuam me qindra vjet burgime, internime e kampe pune. Jemi sot për ti thënë Edvin Ramës dhe të gjithë shpurës së tij, pasardhësve të klikës së rregjimit më të egër që njohu njerëzimi- komunizmit, se ajo kohë ka vdekur një herë e përgjithmonë. Fosilet e të kaluarës nuk mund të ngjallen, ato mbeten vetëm fantazma të një kaluare të errët, të një fataliteti të papërsëritshëm historik”, - tha ai.

Ky lajm është publikuar: 08/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›