E Shtunë, 31 Tetor 2026

Azem Hajdari, jeta e nje lideri

TIRANE - Per tre dite me radhe, aktivitetet ne pervjetorin e dhjete te ndarjes nga jeta ne menyre tragjike te liderit te dhjetorit '90, Azem Hajdari, nuk do te reshtin. Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, ka marre persiper organizimin e ketyre aktiviteteve qe fillojne qe nga dekorimi pas vdekjes me urdhrin "Gjergj Kastrioti Skenderbeu" nga Presidenti Topi e deri tek veprimtaria perkujtimore ne Qytetin Studenti, shfaqja e filmit ne nder te tij dhe homazhet ne familjen Hajdari, dhe Memorialin ku u vra perballe selise se PD, te cilen e themeloi. Po kush ishte Azem Hajdari, si e kane njohur shqiptaret njeriun qe u vu ne krye te levizjes studentore qe permbysi diktaturen. Djale i nje familjeje punetoresh, dhe vete vinte nga kjo klase e nderuar derisa studioi per shkencat filozofike, me pas jurisprudencen, pavaresisht se ishte me dy femije, Hajdari ne dhjetorin e vitit '90 vihet ne krye te levizjes studentore qe solli krijimin e PD, te pares force opozitare ne vend dhe me pas shembjen e diktatures komuniste. I njohur per shpirtin e tij "rebel", nje opozitar i perjetshem, por dhe nje njeri shume studios dhe me etje per te mesuar, Hajdari nuk mungoi qe te ishte ne qender te opinionit publik per drejtesine e fjales se tij. Duke e perjashtuar veten nga te gjitha postet qeverisese, apo legjislative, pas fitores se PD ne zgjedhjet e 22 marsit 1992, Hajdari jo pak here do te dilte dhe kunder asaj qe mendonte se nuk po behej drejt ne PD. Gjithe bashkekohesit e asaj periudhe kujtojne jo pa emocion momentet kur ngujohet ne greven e urise e ish-perndjekurve politike ne vitin 1994. Por nuk mungon te perjashtohet dhe dy here nga grupi parlamentar I PD, megjithese ai i kushtoi gjithe jeten demokracise dhe partise qe lindi, duke besuar gjithnje te lideri i kesaj partie, Berisha, ne implementimin e shtetit te se drejtes. Si nje besimtar i devotshem, jo rastesisht ne portofolin e tij diten e vrasjes iu gjet fotografia e Dervishit te Luzhes dhe gure nga kisha e Shna Ndout ne Lac, Hajdari dhe pas rrezimit te PD nga pushtetit, nuk iu nda kesaj partie, duke qene dhe mbeshtetja kryesore per ish-presidentin Berisha, i cili u rikthye ne krye te PD. Por drejtesia e fjales, denoncimi i hapur i gjithe skemave qe mendonte se jane kunder vendit, i krijoi armiq te shumte. Qe solli dhe disa atentate ne drejtim te tij, njeri ne Tropoje ku mbeti i plagosur Pollo i TVSH, nderkohe qe tjetri po ate viti ne sallen e Kuvendit, ku pas nje sherri banal, nje dite me vone ish-deputeti socialist i Hasit, Gafurr Mazreku e qelloi me pese plumba, por qe mrekullisht lideri i dhjetorit ia arriti t'ju mbijetoje. Gje qe nuk ndodhi nje vit me vone, teksa vritet ne nje atentat para selise se PD. Vrasja e tij solli dhe nje perplasje te forte me 14 shtator, ngjarje e cila ende mbetet mister, pavaresisht interpretimeve te ndryshme, sidomos te personave qe nuk kane qene deshmitare te atij kaosi ku institucionet papritmas u gjenden nen dhune. Kjo eshte biografia e nje lideri me jete te trazuar, nje njeriu qe shembi diktaturen dhe solli pluralizmin ne Shqiperi. A.G

Axhenda e perkujtimores

Data 10.09,2008

Ora 10.00, ne Pallatin e Brigadave: Dekorimi nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi me Urdhrin "Gjergj Kastrioti Skenderbeu"

Ora 18.00: Ne Kinema "Imperial", Sheraton, Premiera e filmit dokumentar per Azem Hajdarin "Azem, ti je gjalle" i regjisorit te mirenjohur Saimir Kumbaro, prodhim i ketij viti.

Data 11.09.2008

Paradite veprimtari perkujtimore ne Qytetin Studenti

Ora 18.00: Ekspozite fotografike ne bashkepunim me ATSH per Azem Hajdarin, ne Galerine Kombetare te Arteve

Ora 20.30: Shfaqje ne TVSH e filmit dokumentar kushtuar Azem Hajdarit "Azem, ti je gjalle", i regjisorit te mirenjohur Saimir Kumbaro, prodhim i ketij viti.

Data 12.09.2008

Paradite, deri ne oren 11.00: Vizita ne familjen e Azem Hajdarit

Ora 11.30: Vendosje lulesh ne Memorialin e Azem Hajdarit, perballe selise se PD.

Homazhe te varri i Azem Hajdarit

Ora 18.00: Mbledhje perkujtimore per Azem Hajdarin, ku do te referojne 3-4 vete; ne perfundim - koncert.

Kryeprokurorja, projektligji ndodhet ne duart e prokuroreve


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›