E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia sjell te denuarit shqiptare

ROMA - Te burgosurit shqiptare qe vuajne denimin ne Itali, do te vijne ne vendin tone, ku do te kalojne pjesen tjeter te denimit. Kjo gje eshte bere e ditur nje dite me pare nga Ministri i drejtesise Italiane Guardasigilli Alfano i cili ka deklaruar se 3300 te huaj qe vuajne denimin e tyre ne burgjet Italiane do te kthehen ne vendet e tyre per te vuajtur denimin e mbetur. Sipas tij, te burgosurit e huaj midis tyre dhe shqiptare qe jane te denuar ne gadishullin Apenin, do te vuajne denimin e tyre ne vendet e tyre per te kryer pjesen tjeter te burgut. Ky dekret qe pritet qe te miratohet se shpejti Parlamenti Italian bazohet ne "artikullin" 16 te ligjit Bossi-Fini qe do te thote, largimin e menjehershem nga territori italian i te gjithe atyre personave te huaj te cileve nuk i ka ngelur me shume se dy vjet denim per te bere. Ministri i Drejtesise italiane ka bere te ditur se eshte rene dakord me Shqiperine per sjelljen e te denuarve ne vend.

LIRIMET

Krahas 3300 te huajve, Alfano ka deklaruar daljen nga burgu edhe te rreth 4100 te burgosurve Italiane, te cilet nuk kane kryer vepra te renda penale duke vuajtur pjesen tjeter te denimit ne arrest shtepie te pajisur me nje "zinxhir" te vecante i cili identifikon gjithnje prezencen e tyre ne arrest shtepie. Kjo levizje e Qeverise Italiane vjen si rrjedhoje e tejmbushjes se burgjeve Italiane dhe ku situata kete kohet e fundit eshte keqesuar tej mase. Dhe mbi 4 mije te denuar, qe ndodhen ne vende te ndryshme te Evropes, kerkojne te kthehen ne burgjet shqiptare. Megjithe master-planin e hartuar nga qeveria, per ndertimin e disa burgjeve te tjera, edhe kjo nuk e zgjidh dot mbipopullimin neper burgje.

SHQIPTARET

Mjafton te kemi parasysh faktin qe ne Itali, Greqi, Gjermani, Angli dhe vende te tjera te Evropes, qe kerkojne te vijne ne vendin tone. Por ky fat do te jete vetem per shqiptaret e denuar ne Itali, qe brenda pak kohesh do te sillen qe te vuajne denimin ne vendin e tyre. Ndersa ne lidhje me shtetasit e huaj, ku perfshihen te pakten dy mije shqiptare, ministria e Drejtesise se Italise, ka evidentuar se pjesa me e madhe e tyre jane identifikuar si shtetas me dokumente te rregullta qendrimi ne Itali. Keta, sipas vendimit te ministrise, do te kthehen te vuajne denimet e mbetura ne Shqiperi sikunder dhe shtetasit e tjere jo italiane qe do te riatdhesohen ne vendet e tyre te origjines.

3300 persona

Te denuar do te lene qelite italiane dhe do te dergohen ne vendet e tyre. Nje numer i konsiderueshem i te denuar qe do te ndryshojne destinacion do te jene shqiptare, qe do te riatdhesohen ne vendin tone, ku do te vuajne denimin e mbetur.

4100 italiane

Te denuar per krime per krime jo te renda do te dalin jashte qelive, kjo sipas nje plani per pastrimin e burgjeve italiane nga te burgosurit per krime te lehta, ku mes tyre ka dhe shqiptare me dokumente te rregullta ne kete vend.

4 mije

Shqiptare gjenden ne vende te ndryshme te Evropes, ku vuajne denimet e dhena nga gjykata e ndryshme. Ky numer eshte relativ pasi nuk ka nje informacion te sakte ne lidhje me numrin e shqiptareve te kapur ne te gjithe vendet e BE-se.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›