E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ziso Kristopuli: "Nuk e njoh Arben Sefgjinin"

Tirane - Nje prej deshmitareve kyc te procesit gjyqesor per ish zyrtaret e SHISH-it te akuzuar per rrembimin e biznesmenit shqiptaro maqedonas Remzi Hoxha ka rindertuar dje skemen e ngjarjes. Ziso Kristopoli ka rrefyer momentet e njohjes me ish shkasit personat qe e moren peng, keqtrajtimet e tij dhe deri ne firmosje te dokumenteve, jane treguar dje ne seance. Kritopuli ka mohuar te njihte te pandehurin Arben Sefgjini, ish drejtues SHISH-it ne ate kohe e aktualisht, Drejtor i Pergjithshem i Tatimeve. Nga ana tjeter ai ka bere me dije trupit gjykues se ishte keqtrajtuar nga i pandehuri Budjon Mece, per te cilen gjykata ka ndare dosjen.

Deshmia

"Tre makina me erdhen tek shtepia, prej tyre dolen dy persona, te cilet pasi me takuan me ftuan ti ndjek"- keshtu ka nisur te rrefeje, dje perpara gjykates deshmitari kryesor i saj Ziso Kristopili. Sipas deshmise se tij mesohet se fillimisht Kristopuli i kishte rezistuar, dy personave duke i pyetur se cfare kishte bere, ndersa e vetmja pergjigje qe kishte marre prej tyre ishte se ndaj tij ishin ngritur disa akuza, prandaj duhet qe te vinte me ta. " Kur me futen ne nje prej makinave pashe Avni Koldashin. Ai me urdheroi qe te mbuloja koken"- ka vazhduar deshmitari. Perpara gjykates ai ka bere me dije se me pas e kane derguar ne Vain te Lezhes, ne nje baze sekrete te SHISH-it, ne te cilen edhe eshte keqtrajtuar ne menyre cnjerezore. "Gjate torturave, mbaj mend njerin nga personat qe me rrihte, ishte Budjon Mece dhe Ilir Kumbaro qe me godisnin vend e pa vend, nga kembet ne trup dhe me shkelma ne pjesen e barkut dhe kurrizit. Aty kam degjuar dhe renkime te tjera, renkime qe vinin nga dhoma ku mbahej Remziu"- i ka sqaruar dje gjykates Krsitopuli. Sipas tij per shkak se nuk mund t'i duronte me torturat kishte vendosur qe te firmoste disa dokumente ne te cilat ishin ngritur tre akuza ndaj tij. Keto akuza ishin "falsifikimin e Kushtetutes, trafik armesh dhe planifikim per vrasjen e ish Ministrit te Brendshem te asaj kohe, Agron Musaraj, i cili ndodhej me pushime ne Sarande. Gjate deshmise se tij Kristopuli ka bere me dije se Avdyl Loshaj, i cili e njihte pasi i kishte ardhur disa here ne dyqanin e tij, e kishte takuar ne ate rrethana cnjerezore ne bazen e SHISH-it. Nga ana tjeter deshmitari i ka treguar trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Xhelal Elezi se biznesmenin Remzi Hoxha nuk e njihte me pare, por vetem kishte degjuar ulerimat e tij ne bazen e SHISH-it. Kristopuli gjithashtu i ka shpjeguar gjykates se per te mos u torturuar me ka firmosur edhe qe e njihte biznesmenin Hoxha dhe qe ishte bashkepunetor i tij ne trafikun e armeve. I pyetur nga gjykata nese e njihte te pandehurin Arben Sefgjini, deshmitari ka bere me dije se nuk e njihte ate, por mbante mend nje burre te gjate e te holle i cili nese i dilte perpara do t'i kujtohej menjehere. Tre te pandehurit e ketij procesi, Arben Sefgjini, Ilir Kombaro dhe Avni Koldashi nuk ka qene prezent gjate seances gjyqesore, por keta te fundit jane mbrojtur nga ana e avokateve te tyre te caktuar kryesisht.

Rrembimi i Remzi Hoxhes

Ngjarja per te cilen akuzohen tre te pandehurit e ketij procesi ka ndodhur me 21 tetor te vitit 1995. Sipas prokurorise te pandehurit ne ate kohe, me detyre ne SHISH, kane marre peng dhe me pas kane torturuar biznesmenin shqiptaro - maqedonas Remzi Hoxha, i cili dyshohet te kete gjetur vdekjen nga torturimet dhe te jete varrosur nga te pandehurit ne bazen sekrete te SHISH-it, ne Vain te Lezhes.

Vellezerit e Remziut, na jepni eshtrat

Tre vellezerit e te biznesmenit Remzi Hoxha kane deshmuar dje ne procesin gjyqesor ne ngarkim te tij. Gjate deklarates se tyre vellezerit e viktimes kane bere me dije se jane vene ne dijeni te rrembimit te tij nga ana e bashkeshortes se Remziut. Sipas tyre ata e kane kerkuar kete te fundit, kane dhene shuma te madha lekesh, per ta gjetur ate. Tre deshmitaret kane bere me dije se persona te ndryshem i kane telefonuar duke i kerkuar shuma te medha lekesh per t'iu treguar se ky ndodhej vellai i tyre. Nga ana tjeter ata kane bere me dije se i kane derguar nje numer te madh letrash deges se SHIK-ut ne ate kohe, por nuk kane marre asnje pergjigje. Te afermit e viktimes kane bere me dije gjykates se kerkojne vetem qe te pandehurit t'u kthejne eshtrat e vellait te tyre ne menyre te tille qe te dine ku ta qajne. Ne seancen e radhes, prokuroria do te therrese per te deshmuar familjare te tjere te viktimes te cilet kane ndihmuar per te gjetur viktimen qe nga dita e zhdukjes e deri me sot.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›