Një grusht arra i mban të pastra arteret
Autori i Lajmit: red.
Për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrave frutat me lëvozhgë gjatë kohë nuk u rekomandoheshin personave me sëmundje koronare dhe personave që duan të humbin nga pesha trupore. Para pak kohësh është treguar e kundërta se ata në fakt ndikojnë si mbrojtje nga sëmundjet e zemrës dhe ndoshta edhe nga sëmundja e sheqerit, dhe nëse konsumohen mesatarisht nuk ndikojnë negativisht në peshën trupore.
Lidhja mes frutave me lëvozhgë dhe sëmundjeve koronare
Kolesteroli që përmban lipoproteina me dendësi të vogël (LDL) llogaritet si kolesteroli “i keq” dhe lidhet me zhvillimin e arteriosklerozës – gjendje e karakterizuar me shtresim në murin e artereve dhe ngushtimin e tyre. Më shumë përgjegjës për këtë janë yndyrat e ngopura me prejardhje shtazore, të cilët ndikojnë përmes rritjes së kolestrerolit në gjak. Është treguar se frutat me lëvozhgë ndihmojnë në uljen e lipideve në gjak, e zvogëlojnë oksidimin e LDL dhe si pasojë e gjithë kësaj i mbajnë të shëndosha enët e gjakut. Besohet se kjo është rezultat i sasisë së lartë të yndyrave mono dhe poli të pangopura, antioksidansëve, materieve fitokimike, vitaminave, mineraleve, folateve dhe aminoacidit arginin. Në shumë hulumtime është treguar se arrat e redukojnë nivelin e kolesterolit dhe konsumimi i arrave lidhet me uljen e incidencës të sëmundjeve koronare. Në një hulumtim, konsumimi i një grushti arra, 5 ditë gjatë javës, e ka përgjysmuar rrezikun për sëmundje të zemrës.
Lidhja mes frutave me lëvozhgë dhe diabetit
Yndyrat në ushqim llogariten me shumë energji – ata janë me dy herë më shumë kiloxhula për gram (37kJ), në krahasim me proteinat me 17 kJ/gr dhe karbohidratet me 16 kJ/gr. Megjithatë edhe njerëzit e shëndoshë kanë dobi nga frutat me lëvozhgë, duke mos qenë e shoqëruar me rritje të peshës në qoftë se konsumojnë sasi të kufizuara, se sa të hanë ushqim të yndyrshëm të procesuar. Disa fruta me lëvozhgë përmbajnë më shumë yndyra se të tjerët, ndërsa varietet tjera siç janë gështenjat, përmbajnë më pak yndyra.
Lidhshmëria e frutave me lëvozhgë me alergjinë
Kikirikët – dhe më rrallë arrat braziliane, bajamet dhe lajthitë – mund të shkaktojnë alergji akute te fëmijët e vegjël. Ndonjëherë këto alergji mund ta rrezikojnë jetën. Prandaj fëmijët e vegjël me predispozitë për alergji, duhet të menjanojnë kikirikë dhe lloje tjera të frutave me lëvozhgë.
Rekomandime
Arra mund të zëvendësojë mishin
Hulumtimet më të reja hodhën një dritë të re mbi rolin e frutave me lëvozhgë në parandalimin e sëmundjeve të sheqerit dhe nga kjo dalin rekomandimet që vijojnë: Sigurisht këshilla më e mirë është të merret një grusht fruta të ndryshme me lëvozhgë (9-15 në ditë), sidomos arra dhe bajame. Në vend që të merret biskotë ose copë torte, më mirë është të merrni një grusht fruta me lëvozhgë të papjekura. Kjo u rekomandohet edhe personave që duan të humbin peshë. Duhet të merren në formë të ushqimit, që përbëhet nga kombinimi i frutave me lëvozhgë dhe ushqim me pak kalori (siç janë perimet) – kjo është mënyrë tradicionale e përgatitjes së ushqimit në Azi. Vegjetarianët dhe njerëzit që nuk hanë mish të kuq, duhet të konsumojnë fruta me lëvozhgë, gati çdo ditë, si zëvendësim i mirë për mishin (në krahasim me përmbajtjen e proteinave, yndyrave, hekurit, zinkut dhe niacinës). Për shembull, ½ gotë arra ose ¼ gotë fara ose dy lugë supe puter kikirikësh ose pastë me susam (tahini) janë ekuivalente me një ushqim me mish.
Përjashtime në rregullën
Pemët me lëvozhgë – duke i përfshirë bajamet, arrat, lajthitë, fëstëkat, arrat e indisë, arrat braziliane, kikirikët – të gjithë përmbajnë kryesisht yndyra mono të pangopura. Përjashtim janë kokosi dhe frutat e palmave, që përmbajnë shumë yndyrn të ngopura. Yndyrnt e ngopura lidhen me rrezikun e zmadhuar për sëmundje koronare të zemrës. Megjithatë është treguar se bile edhe yndyrnt e ngopura,nëse janë me prejardhje bimore (p.sh. vaj kokosi) kur konsumohen në mënyrë tradicionale, së bashku me ushqime tjera bimore (perime) dhe peshk nuk shkaktojnë arteriosklerozë.
Arrat
Elementet “magjike” brenda frutit me lëvozhgë
Përmbajnë shumë magnez, minerali më i rëndësishëm për një humor të mirë
Dikur e konsideruar si mbretëresha e ëmbëlsirave, sot arrat mund të hyjnë kudo, në çdo cep të kuzhinës, nga antipastat e deri tek ëmbëlsirat, nga restorantet e deri te pastiçeritë. Specialistët e ushqimit i adhurojnë, edhe pse në çdo çast nuk harrojnë të përmendin kaloritë e shumta që përmbajnë. I konsiderojnë si ushqime të domosdoshme për një dietë të pasur dhe të ekuilibruar, sepse, sipas tyre, yndyra që ato përmbajnë është e njëjtë me atë që mund të gjendet edhe tek vaji i pastër i ullirit. Përveç yndyrave, arrat përmbajnë proteina, sheqerna e vitaminë B dhe shumë kripëra minerale: kalcium, kalium, fosfor, hekur dhe mbi të gjitha magnez, minerali më i rëndësishëm për një humor të mirë. Është i dobishëm edhe për zemrën, nëse është e vërtetë ajo që thonë studimet e ndryshme, se përbërësit e saj veprojnë si mbrojtësi më i mirë i enëve të gjakut dhe kontrollon ritmin e zemrës. Për më tepër, duke pasur edhe selen, një antioksidues i rëndësishëm, i pasur në cilësi të madhe, të jepet "pasaporta" e rinisë së përjetshme. Nga farmacia në kuzhinë, arrat hyjnë kudo, në çdo cep të kuzhinës, nga antipastat e deri tek ëmbëlsirat. Ata që nuk i kanë qejf duhet të provojnë patjetër t i hedhin brenda në kos, në sallatë apo t i shijojnë me një fetë bukë të sapodalë nga furra. Sipas ekspertëve spanjollë, një grusht me arra i bën mirë shëndetit, sepse i mban të pastra arteriet dhe i mbron ato nga "sulmet" e yndyrave. Kështu, nëse keni konsumuar një ushqim të pasur me yndyra, mënyra më e mirë për të mbrojtur organizmin tuaj është ngrënia e disa arrave. Ashtu siç tregojnë disa shkencëtarë në Barcelonë, 8 nga këto fruta të mrekullueshme (rreth 28 gramë), të ngrëna pas vakteve, i mbrojnë arteriet nga efektet negative që mund të sjellin yndyrat e ashtuquajtura "të këqija". Sipas studimit të publikuar në gazetën "American College of Cardiology", efekti i tyre duket se është akoma më i mirë edhe se vaji i ullirit, që prej kohësh është konsideruar si aleati numër një për një shëndet të mirë. Të konsumosh ushqime të pasura me yndyra të ngopshme, është një rrezik vërtet i madh për organizmin tonë. Në fakt, menjëherë pas çdo vakti, në organizëm zhvillohen disa reaksione oksiduese nga pasoja e yndyrave të "këqija" që janë përtypur. Me kalimin e kohës, këto reaksione ngushtojnë arteriet, duke krijuar arteriosklerozën dhe duke përbërë kështu një rrezik për qarkullimin e gjakut në zemër. Kërkuesit, pjesërisht të financuar nga "California Ëalnut Commission", kanë ekzaminuar 24 të rritur. Gjysma e tyre e kishin të lartë nivelin e kolesterolit në gjak. Studiuesit gjithashtu u ofruan vullnetarëve dy vakte me bazë djathi kaçkavall dhe sallam me mish derri, në një largësi prej një jave nga njëri-tjetri. Pas vaktit të parit, ekipi i mjekëve u dha pacientëve 5 lugë vaj ulliri, i njohur për efektet mbrojtëse në venat e gjakut. Ndërsa pas vaktit të dytë iu ofruan 28 gramë arra. Testet, të cilave iu nënshtruan pacientët, treguan se, ashtu si vaji i ullirit, edhe arrat zvogëlojnë reaksionet oksiduese që zhvillohen në arterie. Po sipas asaj që raportoi koordinatori i këtij studimi, Emilio Ros, arrat janë në gjendje të ruajnë elasticitetin dhe fleksibilitetin e arterieve, parametra kyç për funksionalitetin e tyre. Po sipas Ros, arrat veprojnë përmes aminoacidit arginin, me të cilin janë shumë të pasura. Kjo stimulon prodhimin e oksidit nitrik, që është përgjegjës për elasticitetin e arterieve. Përveç të tjerave, këto fruta përmbajnë yndyrat omega-3, aleatë të shëndetit tonë. Kështu, studimi përfaqëson një "fitore" për këto fruta, që shpesh janë konsideruar si kundërshtarë për linjat trupore. Që tani e tutje, ato mund të konsiderohen si pjesë e rëndësishme e një diete të balancuar që ndihmon shëndetin. Megjithatë, Ros ka paralajmëruar: "Kjo nuk do të thotë të hamë arra më shumë seç duhet, duke menduar se ato janë në gjendje të bëjnë mrekullira".
Përbërja nutritive
Ekzistojnë dallime të vogla në përbërjen e frutave me lëvozhgë. Në përgjithësi përmbajnë:
-Pak yndyra të ngopura
-Shumë yndyra mono ose poli të pangopura
-Nuk përmbajnë kolesterol
-Përmbajnë materie fitokimike, siç janë fitoestrogjenet (izoflavonet) dhe përbërjet e fenolit, acid elagjik dhe flavonide
-Përmbajnë materie fijëzore
-Përmbajnë produkte bimore kualitative, duke e përfshirë aminoacidin arginin
-Vitaminë E, B6, niacin dhe acid folik
-Minerale të rëndësishme si magnezi, zinku, hekuri, bakri, seleni dhe kalium
Kur arrat ishin simbol i magjisë femërore…
Që në kohët e lashta, arrat jeshile përdoreshin për kurime
Edhe nëse jeni të lodhur për vdekje, mos pushoni kurrë nën hijen e një peme arre, sepse mund të jetë e rrezikshme. Të paktën kështu thotë Plini, që në "Historinë natyrore" i atribuon kësaj peme jashtëzakonisht të bukur një energji mbinatyrore. Hyjnore, magjike, e mrekullueshme, kështu natyralisti i madh romak, prej kohësh ka njohur dhe shpesh ka hyjnizuar fuqitë e jashtëzakonshme të këtij fryti dhe pemës nga e cila lind. Grekët e vjetër ishin të parët që ndërtuan mitin, i cili bazohej në virtytet magjike të arrave, të lidhura ngushtësisht me emrin e Artemidës. Perëndia e hënës, zonjusha e pyjeve dhe e jetës në fakt ishte shndërruar nga Dionisi në një pemë arre plot me kokrra. Ndryshe nga Greqia e lashtë, në Romën e vjetër arra u identifikua me emrin e Dianës, ekuivalenti latin i Artemidës. Pikërisht nga lidhja me hyjneshën romake fruti u "ngjyros" me fuqi magjike, sidomos atëherë kur kristianizmi i shndërroi paganët e vjetër në djaj. Që nga ai çast, Diana u bë mbretëresha e shtrigave, ndërsa arra u bë simboli i magjisë femërore. Sipas një besimi të përhapur në të gjithë Evropën mesjetare dhe moderne, pasardhëset e saj në disa net të caktuara të vitit mblidheshin poshtë një arre për të festuar kuvendin e shtrigave. Po sipas gojëdhënave, kuvendi i tyre bëhej në momentin më të veçantë të vitit në solsticin veror, kur toka mendohet se lëshon energji dhe jeta shpërthen me një forcë të jashtëzakonshme. Është pikërisht kjo nata magjike, kur siç thoshte Shekspiri "ndodhin gjëra të çuditshme mbi tokë". Ky moment i vitit, i lidhur me fertilitetin dhe forcën e natyrës, nuk mund të mos i atribuohej femrës. Dhe në fakt, pjesa më e madhe e riteve të kësaj nate kishte si protagoniste gratë, qofshin këto shtriga ose jo; nga përgatitja e magjive të dashurisë e deri te parashikimet e fatit. Në shumë vende, gratë i mbledhin arrat jeshile, sidomos ato që përdorin për të kuruar shumë sëmundje. Ndoshta shumë pak e dinë se para se të niste riti i orizit, të sapomartuarve u hidheshin arra mbi kokë si shenjë pjellorie, me urimin për të bërë sa më shumë fëmijë. Vërtet që kanë kaluar shumë kohë që kur virtytet e saj u atribuoheshin fuqive mbinatyrore, që perënditë ushtronin mbi to, ndërsa sot studimet e ndryshme i atribuojnë vetitë magjike, përbërësve të saj, të domosdoshëm për të luftuar sëmundjet kardiovaskulare. Me pak fjalë, formula magjike për një zemër të fortë dhe shëndet më të mirë. Sot nuk shikohen më me skepticizëm këshillat e mjekësisë tradicionale kineze, ku kokrrat e arrës konsideroheshin si aleati më i mirë për pastrimin e gurëve të veshkave dhe veti për mbrojtjen e trurit, shpinës dhe lëkurës.
Kuriozitete dhe dobi
Janë ushqim i mirë kundër plakjes. Kanë përqindje të lartë të vitaminës E dhe ndihmojnë që lëkura të jetë e butë. Por keni parasysh se duhet të hani pak, pasi kanë kalori. Lejohen edhe për diabetikët
Prodhimi
Një nga zonat më të njohura në botë për prodhimin e tyre është ajo në kufirin mes Meksikës dhe SHBA-së. Tri varietetet më të njohura që prodhohen aty kanë emrat e popujve lëkurëkuq Kioëa, Ëichita, Shoshoni. Ato janë shumë të pasura me acide yndyrore dhe veti të tjera terapeutike
Kaliforniane
Të kultivuara që nga mesi i viteve 1800 në të gjithë Kaliforninë, sot zona më e madhe e prodhimit të saj në botë ndodhet në Central Valley. Varietetet e ndryshme të saj si: Pedro, Hartley, Eureka, Chandler (Golden Nuts) - karakterizohen nga lëvozhgat me ngjyrë të hapur dhe të mëdha
familje fshatare italiane. Mes përbërësve kryesorë ndodhen edhe mushti, fiku, molla, por edhe arra e lajthia
Tortë me arra
Torta klasike me fruta të thata, ndër më të preferuarat për sa u përket ëmbëlsirave, ka si përbërëse kryesore arrat. Në vend të miellit të zakonshëm përdoret miell arrash, të verdha veze, sheqer dhe pak limon
Strudel
Për gatimin e saj përgatitja e brumit pasurohet me fruta të freskëta dhe të thata. Përveç mollëve, bajameve dhe vezëve të rrahura në recetë shtohen edhe arrat e grira
Salcë me arra
Në shumë vende është ndër më të preferuarat për t ua shtuar ushqimeve, sidomos makaronave. Thelpinjtë e arrës të zier në ujë, të qëruara dhe të shtypura përzihen me thërrime buke të lagura me qumësht, stika, hudhra, rigon, djathë të grirë dhe vaj ulliri
Amazonike
Pema e saj, e madhe sa një arrë kokosi, përmban rreth 15 a 20 kokrra të tilla. Është "bijë" e një peme gjigante, që rritet në pyllin e Amazonës. E mbledhur dhe e përpunuar nga indiosit e Bolivisë e Brazilit, ka një shije të veçantë
Vetitë
Konsiderohet si ushqimi më i mirë kundër plakjes me përqindje të lartë të vitaminës E. Edhe pse përmbajnë shumë kalori, studimet e ndryshme tregojnë se duhet të përdoren të paktën 5 të tilla në ditë
Pulë me arra
Pula e pastruar dhe e larë pritet në thela, vendoset në tenxhere, i hidhet ujë aq sa të mbulohen thelat, shtohet pak kripë, piper i zi dhe vihet në zjarr të ngadalshëm derisa të marrë valë. Në një tenxhere me gjalpë skuqet mielli, shtohet pak nga lëngu i pulës duke e përzier mirë që të mos krijohen kokrra dhe lihet të ziejë për 2-3 minuta derisa lëngu të trashet. Pastaj hiqet nga zjarri dhe përzihet me arra të shtypura. Salca rregullohet me hudhra të shtypura, uthull, kripë, piper të zi e thelpinj arre dhe mbahet në vend të ngrohtë, por pa marrë valë. Gjatë servirjes në pjatë vendoset pula, e cila mbulohet me salcën e përgatitur. Kjo lloj pule zakonisht shërbehet pa garniturë.
Lajthia, një frut i mirë për shtatzanat dhe anemikët
Nga druri i lajthisë nxirret një vaj eterik, që përdoret kundër dhimbjeve të dhëmbëve
Lajthia është një shkurre 4-5 metra e lartë, e familjes së mështekënoreve. Ka gjethe të rrumbullakëta vezake. Lulëzon në janar- shkurt. Fara e saj piqet në shtator. Takohet kudo nëpër pyje, deri në lartësi 1200 metra mbi sipërfaqen e detit, kultivohet në mjaft krahina. Përdoren gjethet e thara, të cilat kanë shije pak rrudhëse në të hidhur, pa erë. Gjethet mblidhen në qershor- korrik dhe thahen menjëherë në hije, në vende të ajrosura. Frutat mblidhen pasi piqen plotësisht dhe thahen. Lëvorja e rrënjës nxirret gjatë vjeshtës, shkundet e lahet, thahet në diell dhe ruhet në vende të thata. Nga lulet mashkullore, pasi këputen në kohën e lulëzimit të plotë dhe lihen një deri tri ditë, derisa të vyshken, shkunden mbi një letër dhe grumbullohen pjalmi, i cili ruhet në qeska letre.
Vetitë dietike dhe fitofarmaceutike
Fruta e lajthisë është shumë e këndshme dhe e ushqyeshme. Lajthia përdoret e freskët, e thatë dhe e përpunuar në ëmbëlsira të ndryshme. Frutat përmbajnë rreth 60% vaj, albuminë dhe pak sheqerna. Një kg lajthi e qëruar jep 6500 kalori. Me miellin e saj edhe të grurit përgatitet një bukë shumë e ushqyeshme. Thelbi është i pasur në kripëra minerale si dhe vitamina A, B1, B5, C, PP etj.
Lajthitë përdoren me rezultate të mira dhe rekomandohen për organizma të dobësuar dhe anemikë, si dhe për gratë shtatzana. Në këto raste rezultate të mira jep mjekimi me lajthi: Merren 1 kg thelpinjë lajthie, thërmohen e përzihen me 1 kg mjaltë. Çdo ditë merren 3-4 lugë gjelle, duke e vazhduar mjekimin për 30 ditë. Nuk këshillohet përdorimi i lajthive, atyre që vuajnë nga stomaku dhe nga dispepsia (dispepsi: tretje me vështirësie ushqimit dhe me dhimbje të aparatit tretës.)
Lëvorja e rrënjës ka veti antipiretike. Pjalmi i luleve është përdorur kundër epilepsies (sëmundjes së tokës).
Gjethet e lajthisë kanë veprim qetësues në dhimbjet dhe infeksionet e zorrëve dhe përdoren kundër diarresë, meqenëse ato përmbajnë lëndë tanike. Infuzi përgatitet duke marrë një lugë gjelle me gjethe të grimcuara të lajthisë, të cilat zhyten në një gotë me ujë të valuar dhe lihen aty për 10 minuta. Lëngu i përfituar pihet njëherësh.
Po ky lëng përdoret edhe për shpërlarjen në sëmundjet e lëkurës.
Nga druri i lajthisë nxirret një vaj eterik, që përdoret kundër dhimbjeve të dhëmbëve; për këtë do të mjaftonin disa pika mbi dhëmbim e sëmurë. Gjithashtu, ky vaj ka dhënë rezultate të mira për luftimin e krimbave askaride. Me përdorim të jashtëm jep efekt kundër thumbimeve të insekteve.
Embëlsirë me bajame në tepsi
Për brumin nevojitet: 20 g tharm, 1 lugë çaji sheqer, 1/4 l qumësht i vakët, 500 g miell gruri, 75-100 g sheqer, pak kripë, 50g gjalpë (ose 3 lugë ushqimi Vaj).
Për mbulesën (shtresën e sipërme) nevojitet: 50-125 g gjalpë ose margarinë, 75 g sheqer, 1 Qese Vanilin-sheqer, 50 g bajame (badem) të qëruar dhe grimcuar (ose kikirika të grimcuara).
Brumi:
Tharmin dhe sheqerin me 5 LU (lugë ushqimi) nga qumështi i përziejmë. 2/3 e miellit e qesim në një enë dhe në mes e hapim një gropë ku e hedhim tharmin e tretur me qumësht, pastaj tharmin e mbulojme rreth 1/2 cm me miell. Sheqerin, melmesat dhe yndyrën (apo vajin) e vakët e shpërndajmë përreth miellit (këto gjëra nuk guxojnë të vijnë në kontakt të menjëhershëm me tharmin!). Posa mielli mbi tharm të qahet, fillojmë nga mesi të përziejmë tharmin me miell dhe me harxhet tjera duke ia shtuar kohë pas kohe edhe qumështin e mbetur. Brumin e përziejmë me lugë derisa sa ai të krijon flluska. Pastaj ia shtojmë edhe miellin e mbetur dhe e ngjeshim. Nëse brumi ngjitet ia shtojmë edhe pak miell (por jo shumë, Brumi duhet të jetë i butë!). Brumin e vendosim në një vend të ngrohtë të vij deri sa të arrijë trashësinë e dyfishtë. Atë pastaj e ngjeshim dhe e shtrijmë në një tepsi të lyer mirë me yndyrë.
Shtresa Yndyrën (gjalpin apo margarinën) e shpërndajmë në copa të vogla mbi brum (apo me yndyrë të shkrirë e lyejmë brumin). Sheqerin, vanilin-sheqerin dhe bajamet (apo kikirikat) i përziejmë dhe i shpërndajmë mbi brum. Brumin e lëmë edhe njëherë në vend të ngrohtë të vij dhe kur të arrijë trashësinë e dyfishtë e fusim në furrë.
Furra: 5 min parangrohet dhe piqet në 200-220`C
Koha e pjekjes: rreth 15 min.
Ky lajm është publikuar: 08/09/2008