E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Martiret e Postribes, vlere kombetare

"Jemi sot ketu per te perkujtuar nje ngjarje te spikatur ne histori te ndodhur 62 vjet me pare, Levizjen e Postribes, e cila ka hyre ne kujtesen e popullit tone si kryengritja e pare antikomuniste. Nje levizje politike, per me teper nje kryengritje nuk ndodh kurre rastesisht. Ajo eshte e lidhur me natyren e njerezve qe e bejne ate, me organizimin e tyre familjar e shoqeror, me besimin e tyre.

Historia e vendeve te regjimeve totalitare e me konkretisht ajo e Shqiperise eshte histori e qendreses, e kundershtise, e mospranimit dhe e mosbashkepunimit me totalitarizmin. Rezistenca antikomuniste eshte deshmi se Shqiperia nuk iu nenshtrua vullnetarisht te keqes komuniste. Diktatura komuniste shkaktoi viktimizimin e nje pjese te mire te shoqerise, e ne menyre te vecante viktimizimin e elites se shoqerise shqiptare. Ne kendveshtrimin dialektik nuk mund te flasim vec per viktima dhe te persekutuar nga diktatura, por edhe per fitimtare morale ndaj saj.

Duke gjykuar nga konteksti historik, sot mund te themi se kryengritja e Postribes vjen si nje deshmi emancipuese e nje kohe te erret per te cilen ne te gjithe dhe vecanerisht brezi i ri, kemi fatin te themi qe ate e bene paraardhesit tane. Ne kete treve ku jo pak here me perpjekje te pergjakshme jane percaktuar ne kohe te vjetra e te reja fatet e krejt kombit, ku "malesori apo qytetari do vetem t'i mjaftoje vetvetes ne liri te plote", nuk mund te pranohej pa rezistence nje tiranì, nje ideologji qe shperfillte ndjesite kombetare, lirite tradicionale e individuale, nje sistem qe synonte skllaverimin e individit, pikerisht te atij individi qe jeten e kish barazuar me lirine pergjate shekujve.

Ne duhet t'i rikthejme identitetin historise nepermjet personazheve te verteta, personazhe qe drejtpersedrejti apo terthorazi kane bere historine e kohes e ku nepermjet shembujve te jetes se tyre kane ravijezuar nje vend, historia e te cilit per nje epoke te tere, eshte gjymtuar. Ne dhe femijet tane duhet te mesojme te vertetat mbi Jup Kazazin, Prek Calin, Riza Danin, Osman Haxhine, Murat Haxhine, Rasim Koksin, Ymer Beqirin, Elez Bajramin, Ymer Zenelin, Gasper Palin, Myzafer Pipen, per djemte e pushkatuar ne fushen e Shtojit e shume te tjere intelektuale nacionaliste, krere e njerez te thjeshte te kesaj krahine, qe bene rezistencen antikomuniste ne teresi e qe iniciuan Levizjen e Postribes. Ne duhet t'i shmangemi leximit te njeanshem e ideologjik te historise dhe mbulimit te saj nga pluhuri i harreses. Kujtimi i se kaluares do te thote respekt per te ardhmen. Ne do te deshmonim nje vizion mjaft te gjymtuar te ketyre viteve po te tentonim te ndertonim nje "demokraci te mbeshtetur mbi harresen".

Fale jetegjatesise se tij, komunizmi mundi te penetroje me tentakulat e tij ne indet e segmentet e ndryshme te shoqerise duke krijuar organizma kontrolli e tabu te rreme ne mendesine e vetedijen tone shoqerore dhe historike, prej te cilave ne duhet te ndahemi perfundimisht. Shoqeria shqiptare eshte dhe do te jete moralisht jo e qete per aq kohe sa nuk do te vihen ne vend padrejtesite e se kaluares, per aq kohe sa te persekutuarit politike te mos shperblehen deri ne fund moralisht e materialisht, per aq kohe sa nuk eshte bere rikthimi i plote i vlerave te tyre si vlera te patjetersueshme te demokracise. Denimi i krimeve te komunizmit nuk duhet te mbetet prone e retorikes politike, por duhet te merret me thelbin e problemit, pra me zbardhjen e ketij krimi dhe nje akt i tille do te pastronte dhe humanizonte me tej shoqerine. Rezoluta e Keshillit te Evropes midis te tjerash kerkon qe per te gjithe te persekutuarit dhe familjet e tyre, qe kane sakrifikuar jeten dhe kane vuajtur gjate regjimit komunist t'ju kushtohet me teper respekt e mirenjohje dhe te perkujtohen datat dhe ngjarjet e rendesishme historike, qe kane lidhje me ate periudhe.

Me cilesine e Presidentit te Republikes, si simbol i unitetit te kombit, deshiroj te shpreh fuqimisht mbeshtetjen time te palekundur morale dhe institucionale per te gjithe viktimat e pafajshme te krimeve monstruoze te komunizmit, te cilat gjate ketyre tetembedhjete vjeteve ende nuk jane demshperblyer, rehabilituar dhe integruar ashtu sic meritojne plotesisht ne shoqerine tone demokratike.

Shqetesimet dhe problemet e tyre behen edhe me te prekshme ne vende e tubime si ky i sotmi, ku kujtesa na fton te reflektojme per permiresimin e standardeve te demokracise, ne te cilat perfshihet edhe marredhenia me te kaluaren si dhe te nderojme kujtimin e martireve te antikomunizmit, e martireve te Postribes si vlere e perbashket kombetare".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›