Azem Hajdari te panjohurat e nje krimi

Faktet dyshimet dhe hipotezat te bejne te mendosh se vrasja e Azem Hajdarit ka qene larg te qenit ashtu sic e pershkruan vendimi gjyqesor - nje vrasje per hakmarrje. Perfundimi i procesit per kete krim eshte nje njolle turpi per sistemin tone te drejtesise
Nga Andi Bushati
Gjate perkujtimit te pervjetorit te 12te atentatit vdekjeprures ndaj Azem
Hajdarit bashkeshortja e tij ka deklaruar se ceshtja e vrasjes se deputetit te
PD-se nuk eshte zbardhur. Se procesi ka qene nen trysni politike ne nje kohe
te veshtire dhe te pamundur per te marre vendime te drejta dhe prandaj ai duhet
rihapur.
Ne fakt qe ne pranveren e vitit 2002 kur Gjykata e Shkalles se Pare pas nje
maratone prej 65 seancash arriti ne perfundimin qe provat tregonin se
...vrasja eshte kryer per motivet e dobeta te hakmarrjes te gjithe ata qe e
kane ndjekur sadopak kete ceshtje jane ndiere te zhgenjyer. Megjithese Gjykata
kishte zbardhur skenen e krimit megjithese ajo kish vene gishtin mbi
atentatoret e vertete Jaho Salihi dhe Fatmir Haklaj ajo kish neglizhuar nje
pjese te rendesishme te ketij krimi. Kush i kishte shtyre keta njerez Kush
kishte perdorur futjen ne loje te rregullave te Kanunit per te kryer nje krim
te paster politik
Dhe keto pikepyetje ne ate kohe nuk lindnin vetem nga deklaratat e percarta
te Sali Berishes se krimin e kishte urdheruar Fatos Nano i cili i kishte
takuar vrasesit ne rrugen Tirane-Rinas ndersa kthehej nga nje takim
nderkombetar ne Lisbone vite me pas ai u zevendesua me Rexhep Meidanin. Ato
nuk motivoheshin nga perdorimi i pashembullt qe ish-shefi i opozites i ka bere
cdo historie per interes te politikave te dites.
dokush qe e ka njohur sado pak kete ngjarje eshte i bindur se ajo nuk eshte
nje histori e thjeshte hakmarrjeje. Per nje mije e nje arsye. Ato kane te
bejne se pari me intrigat e pafundme per manipulimin e zbardhjes se ngjarjes
qe nje aparat i tere propagande vuri ne loje dhe se dyti me menyren se si
shteti u soll me frymezimin me fshehjen e me pas me eliminimin e vrasesve.
Vrasesit e Azemit mund te kishin ne thelb nje motiv marrjeje gjaku por ai u
fry u nxit u mbrujt e u mbrojt nga segmente te larta te shtetit.
Ndryshe nuk kish se si te shpjegohet qe te gjithe ekzekutoret ishin njerez me
uniforma. Ndryshe nuk shpjegohet sesi Jaho Salihi i denoncuar menjehere nga
PDja nuk arriti te ndalohej megjithese ish-ministri i rendit Perikli Teta
nxori nje urdher menjehere per kete. Por dyshimet shkojne edhe me tej. Si
eshte e mundur qe vetem dy jave pas kesaj vrasjeje nga banka e kursimeve ne
Tirane u derguan 600 milione leke ne drejtim te Tropojes te cilat u vodhen
nga te njejtet njerez qe kishin kryer krimin dhe qe kontrollonin realisht kete
province problematike te Veriut Si eshte e mundur qe vetem pak dite pas
ngjarjes nje grua anonime iu paraqit Gazetes Shqiptare si nena e te vrarit se
bashku me Azemin Besnik Ceraj per te deshmuar se atentatoret ishin kater
vellezer qe ishin larguar ne drejtim te Milanos Natyrisht pasi e kishte
botuar gazeta e kuptoi qe lajmi ishte i rreme beri madje edhe pergenjeshtrim
me pas por pyetja qe shtrohet eshte tjeter valle ishin kriminelet hakmarres
nga Tropoja aq te zotet dhe aq fine sa te mendonin ti manipulonin mediat
Natyrisht kjo histori manipulimi nuk perfundon ketu. Per nje kohe te gjate u
tentua me cdo mjet qe te krijohej pershtypja se njeriu i interesuar per vrasjen
e Hajdarit ishte vete kreu i PD-se Berisha. Shume vite me pas ajo qe do te
perdorej ishte gazeta Koha Jone. Vellezerit e Izet Haxhise ish-badigardit te
Berishes do ta akuzonin kete te fundit si organizator te krimit. Ata
pretendonin se Berisha po mundohej te fajesonte per kete krim familjen Haxhia
pasi ai donte te eliminonte njerin prej tyre Izetin qe i dinte shume sekrete
perfshire edhe urdhrat per te hedhur ne ere shtylla tensioni ne vitet pas
humbjes se pushtetit.
Por kjo ane propagandistike eshte ana me pak kriminale ne strategjine e atyre
qe nxiten vrasjen e Azem Hajdarit. Ana me e erret eshte ajo e pergatitjes se
krimit dhe me pas e mosarrestimit nga policia me qellim zhdukjen dhe
eliminimin e atentatoreve.
Keshtu sic kane pohuar vete edhe ish-ministri i Rendit Perikli Teta edhe
ish-shefi i SHIK-ut Fatos Klosi te gjithe e dinin qe Azemit po i pergatitej
nje atentat. Madje ne zyrat e tyre gjendej muaj me pare nje pohim i Fatmir
Haklajt se Hajdari do te vritej se bashku me nente vete te tjere per nje
hakmarrje te vjeter. Pyetja eshte cberi shteti per ta mbrojtur Asgje.
Nderkohe qe segmente te tij bene shume. Ne menyre te pashpjegueshme nje prej
vellezerve Haxhia dhe nje prej vellezerve Haklaj pjesemarres ne vrasje u
liruan vetem pak dite perpara krimit nga gjykata e Gramshit megjithese ata
akuzoheshin per trafik armesh.
Por edhe pas atentatit te 12 shtatorit 1998 dyshimet vazhdojne. Megjithese
ishin te gjithe me mandate te meparshme arresti dikush per vrasje e dikush per
perdhunim vrasesit e Azem Hajdarit u be cish e mundur te mos arrestoheshin.
Sepse per te humbur gjurmet ata duhet te zhdukeshin. Me 4 gusht te vitit 1999
Fatmir Haklajt iu be nje atentat me mina te telekomanduara. Ai shpetoi per
mrekulli. U dergua urgjent ne spitalin ushtarak ne Tirane dhe kur u be me mire
- nuk u arrestua. Megjithese kerkohej edhe per nje vrasje tjeter ai u la i
lire me kusht. Sepse - absurditeti me i madh - ai vuri si garanci pasurore
kullen e tij ne Tropoje. Vetem tre muaj me pas ai do te vritej ne nje atentat
ne fshatin Bujan te Tropojes perpara shtepise se Jaho Salihit. Edhe ky i dyti
do te mbetej i plagosur ne kete ngjarje te 4 nentorit 1999 por megjithese
qendroi disa dite ne spital dhe megjithese kerkohej edhe per nje krim
perdhunimi ai do te largohej i lire nga shtrati i kurimit.
Jane te gjitha keto fakte dyshime dhe hipoteza qe te bejne te mendosh se
vrasja e Azem Hajdarit ka qene larg te qenit ashtu sic e pershkruan vendimi
gjyqesor - nje vrasje per hakmarrje. Perfundimi i procesit per kete krim eshte
nje njolle turpi per sistemin tone te drejtesise. Ndaj bashkeshortja e tij ka
te drejte kur thote sot se ai duhet te rihapet. Jo me per te gjetur vrasesit me
pagese por per te shkuar te frymezuesit e tyre. Ai proces duhet rihapur jo
vetem per te vene drejtesine per nje ceshtje. Jo vetem per te kuptuar historine
e vertete te vrasjes se Azemit. Por edhe per te zhbere nje precedent ate te
pushtetareve qe gatuajne krimin dhe qe dalin gjithnje pa lagur. Sepse nderkohe
qe ne sot flasim per gjyqin e mbyllur te vrasjes se Hajdarit ne aulat e
drejtesise shqiptare po zhvillohet ne te njejten menyre nje proces i ngjashem
ai i Gerdecit. Ku fjala hakmarrje eshte zevendesuar me fjalen incident
teknik dhe ku frymezuesit si gjithmone po mbeten jashte. Prandaj qofte per
hir te se tashmes qofte dhe te se ardhmes procesi i vrasjes se Azemit duhet
rihapur.