Azemi, e ardhmja e Greuther Fuerthit

Bundesliga 2 (Liga e dytë gjermane) është pasuruar edhe me një lojtar shqiptar. Bëhet fjalë për Ilir Azemin, i cili po shkëlqen në fazën përgatitore me Greuther Fuerthin në Turqi. 19 vjeçari i është bashkuar ekipit të parë në përgatitje, ku po impresionon
.
Futbollisti kosovar të martën realizoi dy gola në fitoren bindëse 4:0 ndaj ekipit austriak Admira Wacker Mödling. Azemi, i cili realizoi 10 gola nga 28 ndeshje me ekipin e dytë të Greuther Fuerthit, që bën gara në Regionalliga, do ta nënshkruajë kontratën profesioniste gjatë verës deri në vitin 2015.
Ai shihet si e ardhme e këtij ekipi, ku luan edhe mbrojtësi kosovar Mërgim Mavraj. Megjithatë, deri në verë, Azemi pritet të luajë me Greuther Furth II. Në Bundesliga 2 gjermane luajnë me sukses disa futbollistë shqiptarë. Nga sezoni i ardhshëm, futbollisti prishtinas, i cili luan në pozitën e sulmuesit, mund të shpërthejë në ligën e dytë gjermane.