E Shtunë, 31 Tetor 2026

Azerbajxhani fiton Eurovizionin 2011

Eldar Gasimov dhe Niga Xhamal triumfuan me duetin “Running Scared”, ndërkohë që edicioni i këtij viti, i 56-ti me radhë, u ndoq përmes ekranit nga 100 milionë njerëz.

Ky vend i Kaukazit, ish-Republikë e Bashkimit Sovjetik që mori pjesë në Eurovizion për herë të katërt, do të jetë organizatori i edicionit të ardhshëm në vitin 2012. Për Azerbajxhanin kjo është e para herë që fiton Eurovizionin.

“Running Scared” la pas këngën përfaqësuese të Italisë dhe atë të Suedisë.

Shqipëria u përfaqësua në festivalin e sivjetshëm nga Aurela Gaçe me këngën "Feel the passion" dhe u eliminua në natën e parë gjysmëfinale.
/Start/

                                                                                             2011-05-15 12:46
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›