Azia Qendrore e frikësuar nga situata në Lindje
Ministrat e Jashtëm të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait janë takuar të premten në Pekin, për të diskutuar bashkëpunimin rajonal në luftën kundër terrorizmit, si dhe në promovimin e sigurisë.
Ministrat kanë shprehur shqetësim për gjendjen në Afganistan, Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, duke thënë se situatat e paqëndrueshme atje mund të kenë ndikim negativ në sigurinë e Azisë Qendrore.
Anëtarë të Organizatës së Shangait janë: Kina, Kazakistani, Kirgizia, Rusia, Tazhikistani dhe Uzbekistani.
Organizata është themeluar në vitin 1996 si “Pesëshja e Shangait”, ndërsa ka ndërruar emrin më 2001, pas bashkëngjitjes së Uzbekistanit.