E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundon protesta në Shkup, sulme me gurë ndaj Kryeministrisë

Është përmbyllur protesta paqësore në Shkup, ndërsa protestuesit janë shpërndarë duke u larguar nga Kryeministria, përpara të cilës dhe protestuan.
 

Ndërkaq sipas agjencisë së lajmeve INA disa protestues kanë hedhur gurë në drejtim të godinës së Kryeministrisë, duke thyer disa xhama, ndërsa ka pasur edhe tentime për të provokuar incidente me policinë, por këto janë shmangur nga ana e organizatorëve spontanë të protestës dhe protestuesit.
 

Gjatë protestës mijëra qytetarë shqiptarë kanë marshuar në drejtim të Gjykatës Themelore të Shkupit, për tu drejtuar më pas drejt Qeverisë, me moton “Stop rasteve të montuara kundër shqiptarëve”.
 

Protestuesit me flamuj kombëtar në duar, me transparente dhe parulla “ Shqipëri Etnike”, “Nikolla Terrorist”, Sopot 2”, “UÇK”, “Amerikë jemi me ty”, “Myslimanët nuk janë terrorist” si dhe thirrje "Vrasës", "Stop procesve të montuara", "Shqipëri Etnike" kanë brohoritur përpara Qeverisë maqedonase, por kësaj radhe kanë munguar flamujt fetarë, të pranishëm gjatë protestës së kaluar dhe protestuesit janë mjaftuar me thirrjet fetare "Allahu Ekber".
 

Protesta është zhvilluar në Tetovë, ku protestuesit janë drejtuar nga sheshi i Tetovës në drejtim të Gjykatës Themelore të Tetovës.
Ndërkaq dhe pse ishin paralajmëruar përmes rrjeteve sociale , protestat masive kanë munguar në qytete të tjera si Gostivar, Strugë, Dibër dhe Kërçovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›