E Diel, 1 Nëntor 2026

Mileniç: Mbështetje në të gjitha fushat, kryesisht drejtësi

Ministri kroat i Drejtësisë, Orsat Mileniç, ka qëndruar për një vizitë në Kosovë, ku ka zhvilluar takime me udhëheqës të lartë të vendit.

Gjatë një takimi me presidenten Atifete Jahjaga, ai ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë Kosovën në të gjitha fushat dhe vecanërisht në fushën e sundimit të ligjit.

Nga ana e saj, Jahjaga ka vlerësuar se bashkëpunimi në fushën e sundimit të ligjit edhe përmes marrëveshjeve të nënshkruara do të ndihmonte në luftimin e krimit në të dyja vendet, por edhe në gjithë rajonin.

Mileniç ka takuar edhe kryeministrin Hashim Thaçi, i cili i ka shprehur falënderime për “mbështetjen e gjithanshme që ka dhënë Republika e Kroacisë për Kosovën në të gjitha periudhat”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›