E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklaratat e Rusisë për sistemin raketor, Rasmusen: “Taktika të negociatave”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka hedhur poshtë paralajmërimet e Moskës në lidhje me planin e Aleancës për të ndërtuar sistemin e mbrojtjes raketore në Evropë.

Zyrtarë të lartë rusë janë shprehur së fundmi se negociatat me Shtetet e Bashkuara në lidhje me këtë çështje kanë hyrë në “qorrsokak” dhe se Rusia mund të vendosë raketa në Kaliningrad , një enklavë në kufi me shtetet anëtare të NATO-s - në përgjigje të sistemit raketor.

Nga Brukseli, Rasmusen i ka quajtur deklaratat ruse “taktika të negociatave”.

Ai gjithashtu ka thënë se ato janë në kundërshtim me marrëveshjen NATO-Rusi, të arritur dy vjet më parë në Samitin e Lisbonës, që parasheh zhvillimin e një partneriteti strategjik mes dy palëve.

Moska thotë se mburoja raketore e NATO-s mund të kërcënojë sigurinë e saj kombëtare
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›