E Diel, 1 Nëntor 2026

Azia kërkon të mposhtë Blaterin, Bin Haman hedh kandidaturën

SHKRUAN: Jeton Selimi 31-01-2011 11:09

Presidenti i Konfederatës Aziatike kërkon të rivalizojë Blaterin si dhe ka ndërmend të kufizojë mandatet presidenciale, pasi zviceriani ka ndërmend ta zgjasë edhe më tej qëndrimin e tij 12 vjeçar

Presidenti i Konfederatës së Futbollit të Azisë (AFC), Mohamed Bin Hamam, ka thënë se FIFA ka nevojë për ndryshime të mëdha për të kthyer besimin ndaj saj. Federata Botërore e Futbollit kaloi një vit të vështirë më 2010, ku dy anëtarë nga Komiteti Ekzekutiv i saj u pezullian, ndërsa katër zyrtarë të tjerë u sanksionuan. Vendimi që Rusia dhe Katari të jenë pritës të Kampionatet Botëror 2018 dhe 2022 po ashtu zgjoi kritika të shumta. Bin Hamam tha se nevojiten “shumë ndryshme” dhe shtoi se “njerëzit sot, ndoshta gaboj në qasjen time, janë duke u ankuar shumë rreth mënyrës se si FIFA merret me detyrat e saj”.

Presidenti i FIFA-s, Sep Blater, që zëvendësoi brazilianin Zhoao Havelanxh, gjatë verës synon të zgjasë qëndrimin 12-vjeçar në post, ndërsa Bin Hamam nga shumëkush shihet si sfidues për pozitën e Blaterit në zgjedhjet e majit. 61 vjeçari nga Katari përsëri ka bërë thirrje që FIFA të kufizojë mandatet presidenciale për të mirën e sportit dhe parandalimin e njerëzve të mbrojnë pozitat e tyre për përfitime personale. “Besoj se është e drejtë që FIFA si organizatë të ristrukturojë veten”, u shpreh Bin Hamam i cili do të tërhiqet nga posti i presidentit të AFC-së më 2015. “Kufizimi i mandatit për president do t’i lejonte njerëzit të paraqiten pa hezitim dhe njerëzit e rinj sjellin ide të reja, mendime të reja dhe e çojnë organizimin përpara”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›