E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Azia të jetë vigjilente përballë turbulencave ekonomike"

"Përfaqësuesit e lartë financiarë duhet të qëndrojnë vigjilentë përballë turbulencave të reja ekonomike'', deklaroi Strauss-Kahn duke përmendur veçanërisht një mundësi të përhapjes së krizës së borxhit në Evropë.

Shefi i FMN-së është shprehur optimist për rritjen ekonomike duke theksuar se "unë nuk mendoj se do të ketë një ulje tjetër ekonomike. Sipas vlerësimeve tona do të ketë një rimëkëmbje ekonomike''.

Fondi Monetar Ndërkombëtar hodhi poshtë mundësinë e një recesioni tjetër botëror, pavarësisht turbulencave që po kalon sektori financiar që vazhdon të ketë paqëndrueshmëri me rritje të borxhit publik në disa vende.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›