Meta:Bashkëpunim me FMN-në në të ardhmen

Zv. kryeministri dhe njëkohësisht ministri i jashtëm Ilir Meta ka pritur sot shefin e misionit të FMN në Shqipëri z. Gerwin Bell.
Gjatë këtij takimi, Meta dhe Bell vlerësuan bashkëpunimin e suksesshëm në të kaluarën mes Shqipërisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar duke vënë në dukje se Shqipëria ka qenë një histori suksesi.
Gjithashtu, Meta shtoi se pavarësisht impaktit të krizës globale ekonomike dhe financiare, Shqipëria ka treguar stabilitet makroekonomik dhe prioriteti ynë, ka qenë dhe vazhdon të mbetet ruajtja e këtij stabiliteti në funksion të një rritjeje ekonomike afatgjatë dhe të një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm.
Z. Meta vlerësoi gjithashtu kontributin që po jep FMN në mbështetje të stabilizimit të ekonomive evropiane. Në këtë kontekst, ai theksoi se rekomandimet e FMN kanë qenë dhe do të jenë shumë të rëndësishme për Shqipërinë duke nënvizuar nevojën e një bashkëpunimi të ngushtë edhe në të ardhmen.