Shitja e makinave, procedurë e re te noteri
12/07/2010 Qytetarët, vërtetim te banka Credins që nuk e kanë lënë mjetin si kolateral për kredi
Përveç ndryshimit të taksave për shitblerjet e makinave të përdorura që nga fillimi i muajit korrik është ndryshuar edhe procedura për shitjen e tyre. Pavarësisht se nuk është bërë publike nga mediat të gjithë personat që janë paraqitur para noterit për të kryer shitjen e mjeteve të tyre kanë vepruar sipas një procedure të re. Tani nuk mjafton më prezenca e shitësit edhe e blerësit para noterit për të kryer shitblerjen e mjetit, por veprimi duhet të kalojë edhe nga banka. Sipas ndryshimit që është bërë, qytetari i interesuar përveç certifikatës së pronësisë së mjetit, duhet të marrë në bankën Credins një vërtetim, i cili saktëson se makina që po shitet nuk është depozituar si kolateral për kredi në banka. Në rast se shitësi nuk e disponon këtë vërtetim asnjë noter nuk mund të kryejë veprime noteriale për shitjen e mjetit. Janë vetë noterët që e pohojnë këtë procedurë të re, që sipas tyre ka ardhur si kërkesë nga bankat, pasi shpesh herë është konstatuar se pavarësisht se mjeti është lënë si garanci në bankë, pronari e ka shitur atë. Kjo procedurë e re
PER ME SHUME NE GAZETEN E DALE NE TREG