E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, gjendet i djegur oficeri i SHISH-it

Policia lokale bëri me dije se është djegur rreth 90 për qind e trupit të viktimës.

Bëhet fjalë për shtetasin Esat Çoba, 49-vjeç, trupi i pajetë i të cilit u gjet në zonën e Curilave në qytetin bregdetar. Policia sqaroi se automjeti tip Opel Corsa i Çobës është spërkatur me benzinë, pastaj është djegur.

Zhdukja 49-vjeçarit është denoncuar nga familjarët e tij pasditen e shkuar, pasi burri kishte një mesazh paraprak në familje ku u kërkonte të kujdeseshin për veten.

 “Bëhu i fortë, ji gjithmonë krenar, mbështetu tek nëna jote. Çaje të ardhmen vetë”, ky ishte mesazhi që Çoba i ka dërguar të birit rreth orës 18:30 minuta të pasdites së shkuar. Më pas, telefoni i 49-vjeçarit është fikur. /Start/

                                                                                             2011-10-25 08:33
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›