Azilkërkuesit kthehen nga “pushimet”

Policia fillimisht tha se do të vinin 10 persona sot në aeroportin e Rinasit, por më vonë tha se erdhën vetëm 9 azilkërkues.
Kthimi i tyre në atdhe, nuk do të thotë se përfundoi me kaq për ta, pasi policia do t’i hetojë për mënyrat dhe arsyet që i çuan deri në Belgjikë për të kërkuar azil.
“Aktualisht, nga Drejtoria kundër Krimit Financiar në Departamentin kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, ndaj personave të kthyer nga Belgjika janë duke u kryer të gjitha veprimet hetimore e procedurale, po sekuestrohet dokumentacioni i tyre, si dhe po merren deklarimet përkatëse”, bëri me dije Policia e Shtetit.
“Sot me një avion charter të nisur nga Brukseli, bazuar në marrëveshjen mes Komunitetit Europian dhe Republikës së Shqipërisë për ripranimin e shtetasve me qëndrim të parregullt në vendet e BE, fillon procesi i riatdhesimit të të gjithë atyre shtetasve të cilët rezultojnë me qëndrim të parregullt në këto vende, mes të cilëve ndodhen edhe disa azilkërkues”, tha shefi i Komisariatit të Policisë Kufitare të Rinasit, Gëzim Prebibaj.
Pas kthimit, këta shtetas nuk do të munden të udhëtojnë për pesë vitet e ardhshme në asnjë nga vendet e zonën Shengen. “Sot kthehen 9 shtetas, ndërkohë që vazhdon procesi për rikthimin e të gjithë shtetasve që kanë aplikuar. Sigurisht në bazë të rregullave që disponon Komuniteti Europian do t’i nënshtrohen edhe sanksioneve, një ndër të cilët është edhe heqja e të drejtës për të hyrë në hapësirën Shengen për një periudhë deri në 5 vjet”, shtoi drejtori.
Më tej thuhet se për personat e kthyer që rezultojnë të jenë nga Qarku i Shkodrës, materialet do i referohen Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Shkodër, në vijim të materialeve të referuara më parë në ngarkim të dy të zgjedhurve vendorë. Ndërkohë për personat e kthyer nga qarku i Kukësit materialet do i referohen Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Kukës dhe Tropojë, në ngarkim të personave që kanë lëshuar dokumente false, me qëllim që këta shtetas të përfitonin azil. /S.Ll/Start/
2011-10-28 16:12