E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në QSUT barna stok prej vitesh, drejtori qetëson pacientët

Këtë e tha vetë drejtori i QSUT-së, Sajmir Ivziku, por ama premtoi se do të asgjësohen. Sipas tij, ato janë medikamente të skaduara që ruhet në kushte magazinimi.

“Kemi nisur shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin me ministrinë e Mjedisit dhe pastaj do të vazhdojmë me institucione të tjera për të realizuar procedurën për evadimin dhe asgjësimin e barnave", tha Ivziku. Me sa duket, atje ndodhen barnat që nuk i kanë hyrë në punë ndonjë infermieri, e aq më pak ndonjë pacienti.

Megjithatë, drejtori i spitalit më të madhe në vend i qetëson pacientët, se nuk do të marrin kurrë ilaçe të skaduara. "Në kuadër të reformimit të këtij institucioni kemi marrë masa striktke për administrim korrekt të lëvizjes së barnave dhe materialeve të mjekimit në shërbimet e QSUT", deklaroi kreu i QSUT-së. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-28 16:30
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›