Tryeza për drejtësinë, mazhoranca e refuzon

Mazhoranca nuk i është përgjigjur kësaj tryeze. Nuk kishte ndonjë dilemë se klasa politike do të bashkohej e aq më pak të binte dakord në një tryezë të gjerë e publike për të nisur një kapitull të ri për reformën në sistemin e drejtësisë, aq shumë i kërkuar dhe i dëshiruar vitet e fundit.
Mazhoranca s’ka kohë për integrimi!
Pas pjesëmarrjes në tryezë, kreu socialist Rama, shprehu zhgënjimin e tij për mospjesëmarrjen e Partisë Demokratike në këtë tryezë, ku ftesa ishin bërë për kryeministrin Sali Berisha, kryeparlamentaren Topalli, për kreun e grupit parlamentar demokrat, Patozi, etj.
“Ne kemi shpalosur një vizion më të detajuar për procesin që ftojmë të hapet për ligjet me 3/5. E kemi ndarë këtë me përfaqësues të nderuar të botës së drejtësisë shqiptare dhe po ashtu me miq dhe partnerë të nderuar ndërkombëtar. Nuk kemi mundur ta ndajmë dot me përfaqësuesit e palës tjetër të ftuar për të marrë pjesë në këtë tryezë, sepse mesa duket janë të zënë me punë më të rëndësishme sesa integrimi evropian i Shqipërisë dhe marrja e statusit të kandidatit. Dhe e përfytyroj që ndërkohë që ne flisnim për gjërat që kërkon Evropa prej nesh, Saliu do ketë qenë në ndonjë majë mali, duke thënë nuk më lë opozita ta lëshoj Shqipërinë që e kam kapur prej fyti”, tha Rama për gazetarët.
Nga mazhoranca qeverisëse mori pjesë vetëm kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Lefter Koka, ndërsa nuk kishte asnjë përfaqësues të Partisë Demokratike.
Merrni parasysh progres-raportin
Për ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sequi, thirrja e kësaj tryeze nga opozita ishte hapi i duhur, duke shfrytëzuar rastin për ta përshëndetur atë. “Ajo që mund të them nga pozicioni im është se duhet të marrim parasysh raport-progresin. Është një mjet i mirë për bashkëpunim. Raporti, tregon jo vetëm situatën aktuale në vend, por edhe rrugën që duhet ndjekur.
Sidomos adresimi për disa reforma që janë shumë të rëndësishme, sidomos disa reforma sic është reforma elektorale, për rregullat procedurale të parlamentit. E di që ka një diskutim për ngritjen e një komisioni në parlament, mendoj se kjo është gjë shumë e mirë. Kuptoj që mund të ketë lëvizje sa i përket miratimit të ligjeve me 3/5, kjo do ishte lëvizje shumë e mirë. Integrimi duhet konsideruar si mjet mjaft pozitiv dhe qëllim, kombëtar. Këtë do e përsëris dje sot dhe nesër", tha ai.
Opozita shfajësohet!
Në fjalën hapëse, deputeti socialist, Fatmir Xhafaj duke shprehur keqardhje për mungesën e mazhorancës në tryezë tha se dhe ajo synon të shërbejë si një shans reflektimi për një frymë të re në problematikën që ka sot drejtësia shqiptare.
"Nuk mund të ketë demokraci funksionale pa një shtet të së drejtës. Kjo tryezë është një kontribut që PS synon t'i japë reformave në sistemin e drejtësisë. Refuzimi i statusit për vend kandidat për të dytën herë është dështim i të gjithëve dhe përgjegjësia është konkrete. Ne e kemi hedhur hapin tonë, kemi bërë reflektim të parë, duke gjykuar për atë që do vijë, ne kemi propozuar pakt për Shqipërinë si gjithë Evropa”, tha Xhafaj.
“Drejtësia është përgjegjësja kryesore për situatën ku ndodhemi. Tryeza jonë synon të sjellë mesazhin e rëndësishëm se kontributi i gjithkujt është i nevojshëm, i pranueshëm dhe i lavdërueshëm. Ne deputetë të PS, jemi këtu për të qenë mirëkuptues ndaj sugjerimeve tuaja”, shtoi ai.
Demokratët mosbesues!
Mazhoranca nuk pati ndonjë reagim në nivele të larta për sa i përket tryezës së thirrur për drejtësinë. Deputeti i PD-së, Dritan Shehu, tha se diskutime të tilla nuk bëhen në seminare partish por në vendin e duhur, pra në komisionin parlamentar të Ligjeve. Madje, këtë lëvizje të opozitës ai e shikon si provokative.
“Të hedhim në një moment të tillë në mënyrë të njëanshme iniciativa të tilla, më duket provokative, jo me dëshirën e mirë për të zgjidhur situatën, përkundrazi për të komplikuar situatën, ndërkohë që ka ca sinjale që po shkon drejt një zgjidhjeje. Shumë gjëra mund të diskutohen e zgjidhen në Komisionin e Ligjeve që është vendi i vetëm dhe më i lartë me të gjitha kompetencat ligjore”, tha Shehu për gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendit.
Të miratohen ligjet me 84 vota
Në tryezë ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga radhët e drejtësisë dhe konstitucionalistë. Njëri prej tyre, Luan Omari thotë se është e nevojshme një reformë e gjerë për drejtësinë. "Ka ardhur koha që opozita të japë kontributin e saj në këtë aspekt. Nuk mund të zgjasë pambarimisht lënia mënjanë e ligjeve që kërkojnë patjetër një shumicë të cilësuar. Ato janë faktorë të qenësishëm për mbarëvajtjen tonë politike dhe shtetërore dhe sigurisht edhe Bashkimi Evropian ka kërkesa të përsëritshme në këtë aspekt. Mendoj se ligjet duhet të votohen pasi të rishqyrtohen sepse shumë prej tyre kanë kaluar edhe në Komisionet Parlamentare, pa mendimin e opozitës", tha Omari.
Na duhet një zëvendësprokuror i Përgjithshëm
Përfaqësuesi i Shoqatës së Prokurorëve, Shkëlqim Hajdari, ka kërkuar që Prokuroria e Përgjithshme të ketë edhe një zv/prokuror të përgjithshëm. “Zgjedhja e tij të behet me propozim te Prokurorit të Përgjithshëm dhe dekret të Presidentit të Republikës, midis 3 kandidaturave që do t'i paraqiten Prokurorit të Përgjithshëm, të cilët do të zgjidhen me votim nga të gjithë prokurorët e Shqipërisë", tha Hajdari.
Për Hajdarin, ndërmarrja e një nisme ligjore për këtë çështje do ishte në të mirën e punës së organit të prokurorisë, pasi kandidatura e zv/prokurorit të përgjithshëm do të balancojë kandidaturën e Prokurorit të Përgjithshëm që zgjidhet nga politika. Përfaqësuesi i Shoqatës së Prokurorëve, u shpreh për ruajtjen e pozicionit kushtetues të Prokurorit te Përgjithshëm dhe mënyrës se zgjedhjes se tij, por shtoi që duhet të barazohet mandati i tij me mandatin e anëtarëve të Gjykates së Lartë, 9 vjet pa të drejtë rizgjedhje.
/Saimir Lleshi/Start/
2011-10-28 16:39