Aziri: Dua të fitoj një vend në kombëtare
TIRANE- Florent Aziri ka qenë surpriza më e bukur e fillimit të fazës së dytë të kampionatit. Kosovari duket se ka qenë një nga blerjet më të goditura të merkatos së dimrit, teksa është shfaqur menjëherë si një përforcim i rëndësishëm i Tiranës.
Duke folur përpara mediave ditën e djeshme, Aziri ka treguar edhe synimet e tij dhe që lidhen me aktivizimin në kombëtaren shqiptare në të ardhmen. "Mund të qëndroj gjatë te Tirana, - ka deklaruar kosovari. - Shumë lojtarë të rinj, që kanë luajtur mirë dhe kanë ecur me Tiranën, kanë arritur të bëhen pjesë edhe e përfaqësueses shqiptare", shtoi ai.
Aziri ka lindur në Mitrovicë dhe ka shkuar në Gjermani, ku ka qenë pjesë e të rinjve të Volfsburgut dhe Verder Bremenit. Ai ka luajtur edhe me Domzhalen në Slloveni.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)