Juventus barazim pa gola ne fushen e Parmes

Një hap përgjysmë i “Zonjës së Vjetër”, një hap që fare mirë mund të quhet fals. Juventus u ndal në barazim 0-0 në “Tardini” të Parmës, një ndeshje që dëshironte ta fitonte për të kaluar mbi Milanin në renditje.
Skuadra e Antonio Kontes ishte hija e vetvetes në pjesën e parë duke krijuar fare pak dhe duke mos arritur të ishte e rrezikshme për asnjë moment në 45 minuta të gjata.
Pasi trajneri u bëri një dush të ftohtë lojtarëve në pushim të takimit, pjesa e dytë ishte krejt tjetër dhe Juventus u tregua një ekip shumë më i rrezikshëm.
Andrea Pirlo u ngjit në regji dhe shërbeu topa të shkëlqyer, sidomos për Vuçiniçin dhe Xhakerinin. Të dyja skuadrat pretenduan për penallti, ndërsa sulmuesi malazez i Juves pati një moment të mirë çerek ore para fundit, duke gjuajtur dobët.
Gjithsesi, momentin më të mirë e pati Xhakerini, po për miqtë, pas topit të mrekullueshëm të Pirlos që shmangu pozicionin jashtë loje, por lojtari juventin gjuajti drejt e në trupin e portierit Pavarini.
Ky ishte momenti i ndeshjes, ndërsa në minutat shtesë Juventus pretendoi sërish për penallti, pas një rrëzimi të Pirlos në zonë, por gjyqtari Macoleni nuk vërshëlleu dhe ndoshta bëri mirë.
Me këtë barazim, Juventus u ngjit në kuotën e 46 pikëvë, një më pak se Milan, por duke pasur një ndeshje më shumë për të luajtur. Në takimin tjetër të mbrëmjes, Atalanta fitoi minimalisht në fushën e saj, 1-0 ndaj Xhenoas.