E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezultatet e referendumit, 99% e serbëve 'JO' Kosovës

MITROVICË- Serbët e Kosovës i kanë kundërshtuar institucionet e Kosovës, bëjnë të ditur mediat në Beograd sipas të cilave, nga të dhënat jo zyrtare 99.74 përqind e popullsisë serbë kanë votuar kundër Prishtinës.

Edhe pse gjatë referendumit nuk ka pasur asnjë vëzhgues ndërkombëtar duke qenë se ai është kundërshtuar nga Bashkimi Europian. Në Mitrovicë kanë dalë të votojnë 7 405 votues, përkatësisht 72.8 për qind, në Zveçan 5 072 apo 63 për qind, kurse në Zubin Potok 3 938 apo 76 për qind e votuesve të regjistruar.

Shpallja e rezultateve të referendumit të pambështetur formalisht madje edhe nga vetë Serbia, do të bëhet më 19 shkurt. Kuvendi i Kosovës e ka shpallur dje këtë referendum të paligjshëm dhe jokushtetues.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›