Skandalet, dorëhiqet kryetari i Parlamentit
Thellohet edhe më tej kriza politike në Britaninë e Madhe: kreu i dhomës së komunave u detyrua të japë dorëheqjen për shkak të presioneve të forta lidhur me skandalin e rimbursimit të shpenzimeve të deputetëve. Martin, deklarata e të cilit zgjati rreth një minutë, tha se do të linte zyrtarisht detyrën më 21 korrik. Kreu i Dhomës së Komunave sqaroi se po e merrte këtë vendim në emër të unitetit të këtij institucioni. Mësohet se është kryetari i parë i kësaj dhome që dorëhiqet, që në vitin 1695.