Luftimet, 85 mijë të shpërngulur në ditë
Një zëdhënës i Agjencisë për Refugjatët të Organizatës së Kombeve të Bashkuara tha dje për shkak të luftimeve kundër militantëve talebanë "po vërehet eksodi më i madh dhe më i shpejtë që është shënuar në vite të tëra". Që nga 2 maji rreth 1.5 milionë pakistanezë janë regjistruar si të shpërngulur, me një mesatare prej rreth 85 mijë vetash në ditë. Agjencia njofton se rreth 550 mijë pakistanezë të tjerë kishin lënë shtëpitë përpara këtij eksodi. Shumë pak prej tyre janë sistemuar nëpër kampe refugjatësh.