E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksioni, 100 kamorristë të arrestuar

Është ende në vazhdim e sipër në Napoli të Italisë një aksion në shkallë të gjerë i policisë kundër një klani mafioz që konsiderohet ndër më të rrezikshmit në vendin fqinj. Disa segmente të forcave të rendit koordinuan punën për vënien pas hekurave të 100 personave të kërkuar për një listë të gjatë akuzash, që fillojnë nga vrasjet, te komplotet e natyrës mafioze, trafikimin e drogës dhe riciklimit të parave. Mes të arrestuarve qe edhe Franko Leticia, një prej krerëve kamorristë më të kërkuar në Itali.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›