BALLAGATI DHE MISIONI I PAMUNDUR I RAMES
Pa asnjë dyshim që zgjedhjet e
pjesshme për kryetar të sapombyllura
në Komunën e Ballagatit
në vetvete nuk përbëjnë ndonjë
zhvillim të rëndësishëm në shkallë kombëtare
që të merren në konsideratë si të
tilla. Ca më nga fakti se ato u mbajtën
veçse një muaj ditë larg nga zgjedhjet e
përgjithshme politike të vendit, që janë
edhe zgjedhjet më të rëndësishme në
vend. Megjithatë ato ia vlejnë të merren
në konsideratë si një tregues, qoftë edhe
sporadik, i gjendjes në të cilën ndodhet
aktualisht Partia Socialiste dhe i rendit
në të cilin ka hyrë tash kjo parti. Në to
morën pjesë rreth 50 për qind e qytetarëve
të përfshirë në lista, pra thuajse
në të njëjtin nivel të pjesëmarrjes së popullsisë
në votimet kombëtare politike.
Partia Socialiste mori vetëm 27 për
qind të votave, ndërsa Partia Demokratike,
e cila në zgjedhjet politike kishte
marrë vetëm 60 vota më tepër nga
Partia Socialiste, e … dhjetëfishoi këtë
diferencë, duke e çuar në më shumë se
600 (konkretisht: 1063 për PD dhe 394
vota për PS). Nuk do të ishte çudi që,
ashtu siç ka ndodhur në ndonjë reagim
tonin në lidhje me zgjedhjet e Komunës
së Kasharit, edhe kësaj radhe, ndonjë
mendjeshkurtër që ka mbetur korridoreve
të PS-së në këto temperatura teje
të larta, të përpiqet paskësaj për të na
mbushur mendjen se "Partia e Politikës
së Re", as që do t‘ia dijë për një kryetar
komune në përgjithësi e për atë të Ballagatit
në veçanti. Në mos ndodhtë që
ndonjë analist të rinxjerrë tezën se "Edi
Rama ka fituar" dhe është forcuar edhe
më shumë nga… kjo humbje.
Por pavarësisht këtyre, dikush nga
larg ka për të shpjeguar domosdoshmërinë
e qëndrimit të Edi Ramës në
krye të Partisë, sepse ai ka një mision
dhe misioni i tij nuk është përmbushur.
Në këtë ligjërim me tone të larta, thuajse
biblike, ku fjalët mision dhe përmbushje,
të alternuara me "politikë e re",
"përtej së majtës e së djathtës", "unë
nuk jam politikan" dhe refrenin e këngës
"Çohu!" tentojnë të krijojnë një gjendje
përhumbjeje të logjikës të ngjashme
me efektet e drogave, ka shumëçka, veç
logjikës në përgjithësi dhe asaj politike
në veçanti. E, në këtë këndvështrim, ajo
që ndodhi në zgjedhjet e Komunës së
Ballagatit, është minimalisht një tregues
i drejtimit në të cilin duket se po rrjedhin
gjërat në këtë parti ku, pavarësisht energjive
të harxhuara, u arrit vetëm humbja.
Më saktë njëra humbje pas tjetrës.
2.
Humbja e zgjedhjeve të 28 qershorit
nga ana e Partisë Socialiste në të vërtetë
ishte kurorëzimi i një sërë humbjesh të
ndërmjetme mes dy palë zgjedhjeve
politike. Humbje që me mendjelehtësi
u anashkaluan dhe nuk u konsideruan si
të tilla as nga Edi Rama, as nga ata që e
rrethojnë me devocionin e padobishëm
të dallkaukut politik. Në katër vjet u
humbën të gjitha përballjet politike
për deputetët (Në Shijak, Tiranë dhe
Pogradec) u humbën disa palë zgjedhje
komunash apo minibashkish. U
"humb" presidenti i Republikës (madje
më shumë se sa kaq: Partia Socialiste u
vetëpërjashtua nga ky aksion i rëndësishëm
politik, duke mos dhënë as minimumin
e mundshëm: konsensusin). U
humbën zgjedhjet lokale në vitin 2007
dhe si pasojë nga 12 qarqe që ka vendi,
PS mbeti në drejtim vetëm të njërit prej
tyre. Justifikimi sipas të cilit ajo fitoi Tiranën
dhe disa qytete të tjera të vendit
është njëlloj sikur e majta italiane të
mburret se ka fituar zgjedhjet meqenëse
është në qeverisje të qytetit të Romës(?!).
Kjo radhë humbjesh, u shoqërua
me një sërë gabimesh të rënda politike.
Ndër to do të rendisnim si më të rëndësishme:
paaftësinë e bashkimit të të gjithë
fragmenteve të së majtës dhe ligësia
politike që u verifikua posaçërisht në
sjelljen ndaj partisë së Ilir Metës; paaftësinë
e bashkimit të kontributeve të personaliteteve
të ndryshëm të së majtës,
duke filluar me "shpërfilljen" ndaj liderit
të saj real, Nanos; mbështetja e ofruar në
ndryshimet kushtetuese të prillit 2008;
propozimi i Kodit të ri Elektoral, i cili,
sikundër është analizuar në vijimësi,
solli deformime të rëndësishme që do
të reflektojnë në jetën parlamentare
të vendit; anashkalimi i strukturave
legale të partisë dhe zëvendësimi i tyre
me rrathët e shokëve, miqve dhe të
bashkëpunëtorëve që i lidhin qartësisht
veset dhe interesat e papastra, kryesisht
të lidhura me ndërtimet që administrohen
nga vetë Rama.
Në këtë këndvështrim, humbja e
zgjedhjeve të 28 qershorit ishte thjesht
dhe vetëm një humbje e paralajmëruar.
Mbase i vetmi njeri që e ka pas ndjerë
këtë ka qenë Rama, ndryshe nuk ka se
si shpjegohet mospërfshirja e tij në listat
për deputetë të partisë së vet.
3.
E, pikërisht në këtë atmosferë të
humbjes së thellë, duket se Rama ka
zgjedhur (më shumë duket të jetë i
detyruar ta bëjë këtë) që të qëndrojë
në krye të Partisë. Motivin e thonë më
së shumti ata që as e kanë parë Shqipërinë
tash disa vjet: është misioni i tij
i papërmbushur. Por askush nuk merr
mundimin minimal të sqarojë se cili
na qenka ky "mision" i Ramës. Përgjithësisht
pretendimin për misione në
histori e kanë përfaqësuesit fetarë, apo
shefat e diktaturave ideologjike. Në
realitetet demokratike flitet për përmbushje
detyrimesh ligjore, për vënie të
vetvetes dhe të strukturave në shërbim
të zhvillimit, për përkushtim në punë,
për aftësi bashkëpunimi dhe ndarje pushtetesh
e përgjegjësish, për respektim
të pushteteve të pavarura dhe për
hapësira ndaj të menduarit ndryshe...
Idetë e reja - pavarësisht se shpesh të
huazuara apo të riaktivizuara nga një
e kaluar tjetër, - falë bashkëbisedimit
dhe zbërthimeve shndërrohen në instrumente
që përshpejtojnë zhvillimin.
Ndër të gjithë këta pak parametra të
normalitetit demokratik, fjala misionar
është as më shumë as më pak, por një
tentativë për të krijuar një idolatri të re
boshe. Boshe dhe të frikshme, si gjithçka
pa përmbajtje.
Do të ishte gjysma e së keqes sikur
këtë teorizimin që lidhet me misione
dhe me misionarë ta ndeshnim vetëm
si një elaborim të pafajshëm dashamirësish
të Ramës. Fakti që Rama asnjëherë
nuk denjoi të shpjegojë ç‘është kjo
politikë e re dhe ç‘është misioni i tij,
është në harmoni të plotë me një fakt
tash të pranuar edhe nga vetë selia e
PS-së: faktin që kjo parti paskësh hyrë
në zgjedhje pa program.
Një mendje normale arsyeton se
përtej mungesës së programit qeverisës
fshihet diçka më e madhe: fakti se Rama
ka pasur një program të vetin, të fshehtë,
asnjëherë të deklaruar, programin e një
misioni të errët e vetanak. Për pasojë të
frikshëm.
4.
Dikush fitoren e Berishës dhe humbjen
e Ramës ka dashur ta klasifikojë si
humbje të frymës së re përballë asaj të
vjetër. Edhe kur nuk thuhet, një gjë e tillë
nënkuptohet. Vetë Rama, në disa nga
daljet e tij (të kontrolluara rreptësisht
nga ai vetë), ka folur për tragjizmin që e
kërcënonte "brezin e tij" nëse mbeteshin
nën Berishën. Nëse do t‘i vije veshin posaçërisht
ligjërimeve të zëdhënësit të tij,
Veliajt, do ta kuptoje edhe më mirë këtë
alarm "tragjik". Mirëpo faktet dëshmuan
të kundërtën: njerëzit kishin më shumë
frikë nga fryma revolucionare e "së resë"
pa përmbajtje dhe pa të ardhme (mungesa
e programit, p.sh.) se sa nga një
qeverisje e dytë e Berishës. Veçanërisht
të rinjtë nuk e votuan "politikën e re"
të Ramës. Për këtë mjafton të shohësh
rezultatin prej më pak se 0.99 përqindësh
të G99-ës. Prapa kësaj përqindjeje
qëndron e vërteta se të rinjtë nuk "janë
djegur". Veçse në rast se u pëlqen "të
digjen" vetë, gjë që nuk ka se si të jetë
e vërtetë.
5.
E sollëm në krye të këtij shkrimi
rezultatin e zgjedhjeve në Ballagat në
këtë klimë tensionesh, ndërsa në gjirin e
PS-së kanë plasur diskutimet nëse duhet
të largohet apo jo Rama. Nëse dikush
pretendon që Rama duhet të qëndrojë
në krye të partisë për të përmbushur
misionin e vet, pyetja që të vjen ndërmend,
jo thjesht si një asocim idesh,
është: Ǒmision ka ai? Ta sjellë PS-në në
pushtet? Aspak. Mbase shkatërrimin e
kësaj force, të cilën me të drejtë, edhe
vetë Berisha e konsideroi para disa
ditësh si pasuri kombëtare, sepse ashtu
janë partitë politike në pluralizëm.
Ja nga do të lipsej të niseshin arsyetimet
në lidhje me domosdoshmërinë e
një reforme të thellë në këtë parti. Reformë
që nuk mund ta udhëheqë Rama dhe
që njëherësh nuk duhet të përjashtojë
kontributet e Ramës.