E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mos lexoni gjithçka për të!

Kur Komiteti "Pulitzer" thoshte
se e kisha fituar çmimin, sepse
isha i vetmi kolumnist i sindikalizuar,
që nuk e kishte një
intervistë ekskluzive me Barak Obamën,
isha i shokuar. M‘u desh të kontrolloja,
nëse në fakt nuk e kisha intervistuar
ekskluzivisht Presidentin dhe, nëse e
kisha bërë këtë gjë, ç‘kishte thënë ai e,
nëse nuk e kisha bërë, që doli të ishte
tamam ashtu, si kishte ndodhur kjo. I
kontrollova të dhënat dhe ditarët e mi,
e zbulova se më ishin ofruar shumë
mundësi për të intervistuar ekskluzivisht
Presidentin, por vetëm pasi ishte
intervistuar ekskluzivisht nga të gjithë
kolumnistët dhe bloguesit e tjerë, dhe
natyrisht prezantuesit e të gjitha rrjeteve,
përfshirë edhe ata të mediave
kabllore, me ose pa pagesë.
Një rishikim i së kaluarës tregoi se
Presidenti zakonisht nuk tha asgjë apo
përafërsisht asgjë dhe në fakt gjërat kanë
arritur në pikën ku, kur e shoh Obamën
në TV, nxitoj në një kanal tjetër, qoftë
edhe nëse është tërësisht pa lidhje. Tani
vonë hasa te z. Anderson Kuper, i cili po
e intervistonte Obamën në Afrikë. Pasi
vërejta se sa të rregullt ishin të dy, menjëherë
nxitova dhe e ndërrova kanalin në
"Animal Planet". E dija se nuk humbisja
asgjë të rëndësishme.
Për një person të moshës sime, ky
ishte një ndryshim tejet i madh, një cunam
i ndryshimeve, diçka e madhe dhe
ujore. Ka pasur kohëra kur do të kisha
kërcyer në mundësinë e një interviste
ekskluzive me Presidentin e SHBA-së
dhe do të shikoja me interes të madh
apo nervozizëm të madh, nëse figura
e tij do të shfaqej në ekran. Kjo do të
thoshte luftë ose kontroll i çmimeve, apo
ndoshta refuzimi për të kërkuar edhe një
mandat. Presidentët, dikur, ishin figura
madhështore dhe vetëm të intervistoje
njërin prej tyre, do të mjaftonte të fitoje
çmimin "Pulitzer". Në të vërtetë, nuk e
kërkova një intervistë ekskluzive me Presidentin
e SHBA-së, jo vetëm se desha
të shkruaja diçka që do të vërehej, por
gjithashtu, sepse kisha frikë se, nëse do
ta merrja një intervistë ekskluzive, do
të pritej nga unë ta pyesja diçka rreth
reformave të shëndetësisë, për të cilën
nuk di pothuajse asgjë. Çfarë ishte më
e keqja, pavarësisht se lexoja gjashtë
gazeta në ditë, shikoja televizion kabllor,
lajme çdo orë dhe isha online tërë ditën
e gjatë, nuk mund të merrja me mend
se ç‘dëshironte të bënte Presidenti me
përkujdesjen shëndetësore.
Supozoj se e gjitha kjo është për fajin
im. Megjithatë, me aq sa kuptova, Presidenti
iu kthye çështjes së reformës së
shëndetësisë. 24 komitete të Kongresit
dhe tetë të Senatit dolën me plane, që në
të njëjtën kohë i shiten sektorit privat.
E megjithatë disi e socializojnë mjekësinë...
ashtu siç e dimë. Ata gjithashtu
janë partizanë, jopartizanë, bipartizanë
(mos pyet, mos trego), dhe gjatë viteve
- dhe në fund të ditës - tejet bajatë.
Për mua, reforma për shëndetësi është
si problemi i predhave, specifikisht
mosmarrëveshjet e epokës së Reganit
rreth SS 20-ave e gjëra të tilla. E të mos
përmendim peshën e gjuajtjes, që matet
me kilogramë apo tonë metrikë, ç‘mund
të bëjmë tjetër?!
Pritej prej meje të dija diçka mbi këto
çështje, si një kolumnist nga Uashingtoni
etj., por kurrë nuk mund t‘u bija në fije
numrave dhe termave të mallkuar. Do
të shtrëngohesha, të flisja me ekspertë,
t‘i lexoja raportet mpirëse, të shkruaja
kolumnën përkatëse dhe do ta harroja
menjëherë të gjithën. Bashkimi Sovjetik
kështu u shemb. Tani është përkujdesja
shëndetësore. Si një pagues i vetëm (në
fakt, i divorcuar), nuk mund të kuptoj
kurrsesi pse Obama thjesht nuk e zgjeroi
"Medicare"-n, duke e ulur moshën e
pranueshme. Për këtë do të duhej një
komitet i Kongresit dhe një i Senatit, e
më pas një konferencë për shtyp. Kjo
do t‘i jepte amerikanit patriotik sigurim
shëndetësor dhe do ta mbante Obamën
larg TV-ve. Kjo njihet si një fitore e përgjithshme.
Fatmirësisht për mua, kjo
nuk është bërë, ndaj i jam shmangur
asaj thirrjeje nga Shtëpia e Bardhë, që
më kërkonte ta kaloja ekskluzivisht gjithë
ditën me Presidentin, ta intervistoja
ekskluzivisht Presidentin apo, - kjo do
të ishte me të vërtetë e vështirë të refuzohej
- të tymosja ekskluzivisht me të
në Dhomën e Pozicionimit. "Pulitzer"-i
im po vjen, sepse vetëm unë nuk e kam
intervistuar Presidentin. E pra, edhe kjo
është një ekskluzivitet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›