E Shtunë, 31 Tetor 2026

BAN KI MOON NE RUSI

 

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon ka deklaruar gjatë vizitës së tij në Moskë se procesi i pavarësisë së Kosovës është i pakthyeshëm. "Është e domosdoshme që çështjes t'i qasemi duke e kuptuar faktin se kthimi i Kosovës në gjendjen status-quo është i pamundur dhe aspak praktik", ka thënë ai. Moska ka shprehur dyshime ndaj neutralitetit të sekretarit te OKB lidhur me Kosovën, qe kurajo e shpalli pavarësinë dhe beson se interpretimi i tij i rezolutës së Këshillit të Sigurimit për Misionin e OKB-së në Kosovë, favorizon Perëndimin. Presidenti i ardhshëm i Rusisë, Dimitry Medvedev, gjatë takimit që ka zhvilluar të mërkurën me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, ka thënë se, tentativat që konfliktet ndërkombëtare të zgjidhen jashtë Kombeve të Bashkuara, siç ishte rasti me Kosovën, janë joproduktive dhe nuk kontribuojnë në arritjen e paqes dhe stabilitetit. Ban Ki-Moon është takuar edhe me presidentin aktual rus, Vladimir Putin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›