ANGLI- RREMBIMI I SAJUAR I VOGELUSHES SHANON
Ceshtja e Shanon Methjus, vogelushes 9 vjecare te zhdukur per thuajse nje muaj dhe me pas te gjetur te gjalle, ka perfunduar ne pranga e ëma dhe 4 anetare te tjere te familjes te cilet jane ndaluar dhe marre ne pyetje nga policia. Nga frika e nje rrembimi eshte kaluar ne pisten e nje inskenimi nga ana e familjes. Gjithçka kishte nisur ne 19 shkurt, ne Djusbëri, qyteze e West Yorkshire ne Angli. Qindra agjente policie nisen menjehere kerkimet per nje vogelushe 9 vjecare, per te cilen familja kishte dhene alarmin e zhdukjes. 24 dite me vone, ne 14 mars, vogelushja u gjet e fshehur ne shtepine e Michael Donovan. Burri i cili tentoi edhe vetvrasjen, eshte xhaxhai I njerkut te Shanonit, Craig Meehan, i cili ishte i arrestuar per zotërim materialesh pedopornografike. Tani policia dyshon qe ky ishte nje plan qe te shnderronin Shanonin ne nje Madlin te dyte, ndoshta te arrinte te mblidhte edhe disa fonde. Shtepia e së ëmës së Shanonit eshte e pushtuar nga policia pasi njerezit e qytezës kërcënojnë se do ta shkatërrojnë.