E Diel, 1 Nëntor 2026

BUSH- APEL KINES

 

Presidenti amerikan Xhorxh Bush kerkon qe Kina te rihape dialogun me Dalai Lamen. Nderkohe qe flaka olimpike kaloi San Franciskon, ideja e bojkotimit te olimpiades kalon neper mend por mbetet ende nje tabu. Gjendja delikate pas protestave te Londres dhe Parisit, i sugjeron Bushit nje linje me tone te zbutura, gjate kohes qe ka pritur ne Uashington nje anetar te qeverise se Singaporit. "Besoj se, nese qeveria kineze do te vendoste te hapte nje dialog me Dalai Lamen, do te kuptoje qe ai eshte vertet nje njeri i mire, nje njeri i paqshem"-tha Bush.Nga njera ane, peshon apeli i kandidatit per emerimin demokratik Barak Obama, i cili i ka bere thirrje Bushit qe te mos marre pjese ne ceremonine e hapjes se Lojrave Olimpike te Pekinit. Nga ana tjeter eshte reagimi i ashper i autoriteteve kineze ndaj pozicionimit te hapur te Nensi Pelosit, kreut tedemokrateve ne Kongresin amerikan qe ka mbeshtetur haptazi manifestimet e protestes gjate kalimit te flakes ne San Francisko.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›